• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dorëhiqet sekretari britanik Boris Johnson, politikani i gafave dhe skandaleve

by Java News
09/07/2018 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Boris Johnson ka dhënë dorëheqjen si sekretar i Jashtëm mes një krize politike në rritje mbi strategjinë e BREXIT të Britanisë së Madhe.

Ai është ministri i dytë i lartë i Kabinetit, që largohet brenda disa orësh. Më herët u dorëhoq edhe Sekretari i Brexit, David Davis.

Largimi i tij erdhi 30 minuta para se Theresa May t’i drejtohet Parlamentit rreth planit të saj të ri, i cili ka zemëruar shumë deputetë konservatorë, shkruan JavaNews.al

Në një deklaratë, Johnson është falenderuar zyrtarisht për punën e tij dhe thuhet se pasuesi do të bëhet i ditur së shpejti.

KUSH ËSHTË BORIS JOHNSON:

Ish-kryebashkiaku i Londrës, i cili nuk ka mbajtur kurrë më parë një post kabineti dhe është i njohur për gjuhën e tij tipike jodiplomatike, ishte figura më e spikatur në fushatën që Britania të largohej nga Bashkimi Evropian, e cila kulmoi në votimin e 23 qershorit me një “Brexit”.

“Thonë se BE-ja është mjaft e keqe, thonë se nuk kemi alternativë. Por në fakt e kemi një alternativë, dhe kjo është një alternativë e lavdishme,” tha zoti Johnson në atë kohë.

Emërimi si sekretar i Jashtëm i një njeriu, i cili në prag të referendumit i krahasonte qëllimet e BE-së me ato të Adolf Hitlerit dhe të Napoleonit, provokoi shqetësim dhe ankth në kryeqytetet evropiane.

Johnson u akuzua gjithashtu për racizëm gjatë fushatës, kur ai e përshkroi presidentin Barack Obama si “pjesërisht kenian”.

Departamenti amerikan i Shtetit komentoi pa humbur kohë se pret të punojë me zotin Johnson. Por Johnson rrezikoi të përballej me momente të vështira në Uashington lidhur me komentet për zotin Obama si dhe për një artikull të vitit 2007, në të cilën e krahasonte Hillary Clintonin me “një infermiere sadiste në një spital psikiatrik”.

Në një batutë tjetër ai tha se kishte frikë të shkonte në Nju Jork për shkak të “rrezikut të vërtetë se mund të takohej me Donald Trumpin”.

Johnson fillimisht bëri emër si gazetar, me sulmet e tij kundër Bashkimit Evropian në Bruksel, pastaj iu fut politikës me Partinë Konservatore. Ai e ngriti profilin politik edhe me një sërë paraqitjesh në një serial komik televiziv.

Aftësia për të tërhequr njerëzit me batutat dhe stilin e tij të çuditshëm e ndihmoi të kapërcente një sërë skandalesh.

Aty ku të tjerët do të kishin dështuar, Johnson u bë gjithnjë e më popullor, duke fituar dy herë postin e kryebashkiakut të Londrës në vitin 2008 dhe 2012, post që zakonisht mbahej nga të majtët.

Vendimi i tij për të sfiduar kryeministrin David Cameron, i cili bënte fushatë që Britania të mbetej në Bashkimin Evropian, u pa gjerësisht si një lojë e rrezikshme bixhozi për t’i zënë vendin kryeministrit. Por kjo nuk ndodhi:

“Le ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të qëndruar me autoritet në botë. Ky është rendi i ditës për kryeministrin e ardhshëm të këtij vendi. Por unë duhet t’ju them, miqtë e mi, ju që kenë pritur me besnikëri për ndonjë batutë, se pasi jam këshilluar me kolegët dhe në funksion të rrethanave në parlament, kam arritur në përfundimin se ai person nuk mund të jem unë,” deklaroi Boris Johnson.

/javanews/b.d

Next Post
Ahmetaj: Hapja e negociatave do gjallërojë më tej ekonominë

Miratohen ndryshimet në paketën fiskale, 5 % tatimi për ata me xhiro nën 14 mln

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mbledh sot Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

PD mbledh sot Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

March 16, 2026
Hoxha telefonatë me homologun Mucunski: Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me rëndësi strategjike për rajonin dhe BE-në

Hoxha telefonatë me homologun Mucunski: Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me rëndësi strategjike për rajonin dhe BE-në

March 16, 2026
Kaja Kallas: Bashkimi Europian po shqyrton masa për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Kaja Kallas: Bashkimi Europian po shqyrton masa për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 16, 2026
Thyhen dyert e shkollës në Lezhë, zbulohet grupi prej 6 personash që vodhën pajisjet

Thyhen dyert e shkollës në Lezhë, zbulohet grupi prej 6 personash që vodhën pajisjet

March 16, 2026
“Ditë e natë do ta qaj”, foshnja dy muajshe i ndërroi jetë, flasin prindërit: Ishte me infeksion në mushkëri, vetëm flinte

“Ditë e natë do ta qaj”, foshnja dy muajshe i ndërroi jetë, flasin prindërit: Ishte me infeksion në mushkëri, vetëm flinte

March 16, 2026
Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

March 16, 2026
Tritol pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet

Tritol pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet

March 16, 2026
Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

March 16, 2026
Rritja e çmimit të naftës, ministrja Ibrahimaj: Reflektim i tregut ndërkombëtar, ja kur rikthehet bordi i transparencës

Rritja e çmimit të naftës, ministrja Ibrahimaj: Reflektim i tregut ndërkombëtar, ja kur rikthehet bordi i transparencës

March 16, 2026
Ekzekutoi Klevis Lleshin për 50 mijë euro, ja kush është Sabah Nuzi! Porositi tritolin për 36-vjeçarin nga burgu i Fushë-Krujës

Ekzekutoi Klevis Lleshin për 50 mijë euro, ja kush është Sabah Nuzi! Porositi tritolin për 36-vjeçarin nga burgu i Fushë-Krujës

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In