Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Brunilda Paskali, është dorëhequr nga detyra që mban prej vitit 2015.
Në një reagim për publikun, Paskali shprehet se është përpjekur këto dy vite për të mirën e komunitetit.
“Kam vendosur të jap dorëheqjen nga nënkryetare e Bashkisë së Tiranës. Një falenderim të veçantë shkon për këshilltarët e LSI për punën që kemi zhvilluar në këto dy vite.
Si nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, jam përpjekur të bëjë më të mirën për këtë bashki. Tani jemi në opozitë”, u shpreh Paskali. /b.d