Nënkryetari i Partisë Republikanë ka dhënë dorëheqjen nga angazhimi i tij në këtë parti. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Blendi Sulaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook. Sulaj shprehet vlerësimin e tij maksimal për kreun e PR Fatmir Mediu, me të cilin thotë se ka ndarë momente të veçanta gjatë hapave të tij të para në politikë.
Vendimi i Sulajt për t’u tërhequr nga angazhimin ë PR vjen pak ditë përpara se Partia Demokratike të mbledhë Kuvendin Kombëtar ku do të zgjidhet edhe Këshilli i ri Kombëtar.
Burime për ABC bëjnë të ditur se Sulaj do të kandidojë për të qenë pjesë e Këshillit Kombëtar të PD dhe do ta vijojë në PD angazhimin e tij politik.
/b.h