inistrja franceze e Drejtësisë, Christiane Taubira, shkak i mosmarrëveshjes me ekzekutivin mbi një projetligj të privimit të shtetësisë së autorëve të akteve terroriste, i paraqiti sot dorëheqjen presidentit François Hollande, njoftoi sot presidenca.
Dorëheqja e ministres 63-vjeçare, garancia e së majtës në qeverinë e Manuel Valls dhe e përbuzura nga e djathta e cila e akuzon për tolerancë të tepruar, vjen ndërsa kryeministri pritet të paraqesë sot para deputetëve tekstin përfundimtar të projektit për reformën kushtetuse mbi gjendjen e jashtëzakonshme dhe heqjes së statusit të shtetësisë.
“Shpeshherë të rezistosh është të qëndrosh, shpeshherë të rezistosh është të largohesh. Për fjalën e fundit mbi etikën dhe ligjin”, komentoi Christiane Taubira në platformën Twitter.
“François Hollande dhe Christiane Taubira ranë dakort për shkak të domosdoshmërisë për të lënë postin e saj, në një moment kur debati mbi rishikimin kushtetues do të nisë sot në Asamblenë Kombëtare në komisionin për ligjet”, shkruan Elysee në një deklaratë.
Ministrja do te zevendesohet nga Jean-Jacques Urvoas, njeri prej mbeshtetesve te qeverise ne lidhje me ndryshimet kushtetuese qe po ndermerren per luften ndaj terrorizmit










