• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dorëhiqet gjyqtarja që i dogjën makinën, KLGJ i heq sot statusin e magjistrates Arjana Liços

by A R
23/01/2020 08:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bilanci pozitiv i vetingut ka rritur ankthin dhe panikun në radhët e njerëzve të drejtësisë. Deri më tani të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët që janë zhytur në afera kanë përfunduar jashtë sistemit të drejtësisë, ndërsa një pjesë e tyre rrezikojnë të ndiqen edhe penalisht. Por gjatë pesë muajve të fundit është shtuar djeshëm numri i gjyqtarëve që po dorëhiqen për t’i shpëtuar reformës në drejtësi. Më konkretisht me dhjetra gjyqtarë kanë dorëzuar detyrën në prag të vetingut, ndërkohë që hegjemonia vijon ende, teksa tre gjyqtarët kanë dhënë dorëheqjen. Ka qenë Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili përmes një njoftimi bëri dje me dije se sot do të zhvillojë një mbledhje, ku pritet që t’iu heqë statusin e magjistratëve tre gjyqtarëve që kanë paraqitur dorëheqjet tek ky këshill.

Bëhet fjalë për gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Arjana Liço; gjyqtarin e Gjykatës së Durrësit, Ndue Gjura dhe gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Durrës, Petraq Dhimitri. “Shqyrtimi i projekt vendimit “Për mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, znj. Arjana Liço” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës; Shqyrtimi i projekt vendimit “Për mbarimin e statusit të magjistratit për z. Ndue Gjura, gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, i komanduar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës; Shqyrtimi i projekt vendimit “Për mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Durrës, z. Petraq Dhimitri” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Dorëhiqet gjyqtarja që i dogjën makinën

Por interesant është fakti se mes tre emrave që kanë paraqitur dorëheqjet pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, është edhe ai i gjyqtares së Gjykatës së Tiranës, Arjana Liço. Kjo e fundit nuk është një emër i panjohur për publikun, pasi në tetor të vitit që lamë pas djalit të saj Loren Liço, i kanë djegur makinë, të cilën e përdorte edhe vetë gjyqtarja. Ka qenë Policia e Shtetit që ka bërë me dije këtë lajm. “Më datë 06.10.2019, në bulevardin “Bajram Curri”, është përfshirë nga flakët mjeti tip “Wolswagen Golf”, në pronësi të shtetasit L.L. Si pasojë ka pësuar dëmtime të vogla edhe një mjet tjetër që ka qenë i parkuar në anën e tij. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakun e rënies së zjarrit. Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” mbetur në tentativë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ikin dhe 2 emra të tjerë

Sakaq, dy emrat e tjerë që kanë paraqitur dorëheqjet pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, janë gjyqtari i Gjykatës së Durrësit, Ndue Gjura dhe gjyqtari i Gjykatës së Apelit Durrës, Petraq Dhimitri. Gjyqtari Gjura është i komanduar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndërsa më herët ka qenë inspektor pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kujtojmë që Inspektori i Lartë i Drejtësisë para se të miratohej paketa e reformës në drejtësi ka pasur si mision hetimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërkohë që duket se gjatë ekzistencës së tij, ky organ e nuk e bëri si duhet punën.

Ndërsa emri i dytë i gjyqtarit që ka paraqitur dorëheqjen para Këshillit të Lartë Gjyqësor, është ai i gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Durrës, Petraq Dhimitri. Edhe ky i fundit nuk është një emër i panjohur për publikun. Kjo pasi në tetor të vitit që lamë pas, gjyqtari Dhimitri, së bashku me dy gjyqtarët e Apelit të Durrësit, Kliton Spahiu dhe Petrit Çeno, u dënuan me nga 2 vite burg për korrupsion, për një udhëtim të tetorit 2014 drejt Spanjës, për të parë ndeshjen e futbollit midis Real Madridit dhe Barcelonës me shpenzimet e një biznesmeni shqiptar, Namik Sadikut, për të marrë një vendim gjyqësor në favor të tij.

/a.r

Next Post
Indeksi i Korrupsionit 2019, Shqipëria humbet 7 pozicione

Indeksi i Korrupsionit 2019, Shqipëria humbet 7 pozicione

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In