• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dorëhiqet gjyqtari Erjon Çela: Më 2021 vendosi mos hetim të Mediut për ‘Gërdecin’, por u rrëzua nga Gjykata e Lartë!

by Java News
17/02/2023 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjyqtari Erjon Çela është tërhequr nga dosja “Gërdeci” pasi në një gjykim të mëparshëm për këtë çështje vendosi mos rihapjen e hetimet për këtë dosje. Në vitin 2021 ai tha se akuzat për ‘shpërdorim detyre’ ndaj ish ministrit tashmë ishin parashkruar, pasi që prej vitit 2012 nuk ka pasur imunitet për tu hetuar. Gjyqtari ka hequr dorë nga gjykimi në seancë paraprake për shkak se sipas tij ishte shprehur një herë për këtë dosje. Kërkesa e Erjon Çelës për tërheqje nga gjykimi i dytë është pranuar nga kryetarja e gjykatës dhe pritet hedhja e shortit për shqyrtimin e rastit, bën me dije gazetarja e Report Tv Keti Banushi.

Në argumentet e tij në vitin 2021, gjyqtari Çela tha se prej vitit 2012, Mediu nuk ka pasur imunitet për t’u hetuar dhe veprat penale për shpërdorim detyre të dyfishtë për të cilat hetohej ishin parashkruar. Por vendimi i tij u rrëzua nga Gjykata e Lartë që listoi disa argumente ligjore se pse vepra penale e shpërdorimit të detyrës, në rastin e Fatmir Mediut, edhe pse kishin kaluar 15 vite, nuk është parashkruar.

Kujtojmë se ishte Gjykatat e Posaçme e Shkallës së Parë që rrëzoi kërkesën e SPAK-ut për të rihapur çështjen, me argumentin se vepra penale ishte parashkruar. Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e shkallës së parë, duke konfirmuar kërkesën e SPAK-ut. Gjykata e Lartë, më 12 dhjetor 2021, la në fuqi vendimin e Apelit, duke rrëzuar rekursin e Mediut, i cili kërkonte lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë. Gjykatat nuk mund të vendosin më në diskutim parashkrimin ose jo të veprës penale për të të cilën akuzohet Fatmir Mediu. Gjykata mund të shqyrtojë vetëm faktin penal nëse ekziston ose jo.

Argumentet e Gjykatës së Lartë që rrëzoi parashkrimin e veprës penale të shpërdorimit të detyrës në rastin e Fatmir Mediut

1. Nuk jemi para një gjëje të gjykuar.
2. Nuk ka pasur gjykim të çështjes me themel.
3. Nuk ka një vendim fajësie apo pafajësie.
4. Pas revokimit të vendimit pushimit të vitit 2009, nuk ka një vendim të prokurorit për të çuar dosjen për gjykim.
5. Në rrethanat që Mediu është marrë i pandehur në vitin 2009 dhe nuk ka një vendim përfundimtar gjykimi me themel, nuk mund të vlerësohen afatet e parashkrimit në nenin 66 të Kodit Penal.
6. Afati i parashkrimit ka rënë që në momentin kur Mediu është marrë i pandehur në vitin 2009.
7. Nuk ka mosrespektim ose zbatim të gabuar të ligjit material ose procedural nga Gjykata e Apelit që ka pranuar kërkesën e SPAK-ut për revokimin e vendimit të vitit 2009 të Gjykatës së Lartë që pushoi çështjen për Fatmir Mediun.

Kush është Erjon Çela
Erjon Çela nga Pogradeci ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2012. Çela e ka nisur karrierën në Gjykatën e Pogradecit në vitin 2012 pas një periudhe stazhi. Më pas është transferuar në Gjykatën e Tropojës, ku ka punuar si gjyqtar dhe zëvendëskryetar. Në shkurt të vitit 2020, Çela aplikoi si kandidat i vetëm për t’u bërë pjesë e GJKKO (Gjykatës Speciale). Në 16 prill 2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore, emëroi Erjon Çelën në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila shqyrton dosjet e SPAK.

Argumenti për çështjen ‘Mediu’
Argumenti themelor i gjyqtarit Erjon Çela për të shpëtuar Fatmir Mediun nga drejtësia për Gërdecin është se, pse Prokuroria, nga viti 2012, kur deputetëve u është hequr imuniteti nga ndjekja penale, nuk kërkoi vijimin e procedimit të Fatmir Mediun për dosjen e Gërdecit, por u kujtua pas 9 vitesh, kur edhe vepra penale për të cilën akuzohet Mediu (shpërdorim detyre) është parashkruar.

Njeriu kyç që duhej të kërkonte vijimin e procedimit të Mediut pas rënies së imunitetit ishte Adriatik Llalla, në atë kohë kryeprokuror. Llalla është futur në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbrojtjen e korrupsionit të politikanëve, ndërsa është dënuar me dy vite burg për fshehje pasurie pikërisht nga gjykata, pjesë e të cilës është edhe gjyqtari Çela. Nëse Gjykata e Lartë nuk do të mbyllte me një manovër procedurale dosjen e Mediut në shtator të 2009 dhe nëse Adriatik Llalla nuk do të bëhej mbrojë e Mediut, sigurisht që SPAK nuk do të kërkonte hapjen e dosjes për vendosjen e drejtësisë.

Kapja e drejtësisë nga projektuesit e Gërdecit dhe përfshirja e saj në një batak korrupsioni, klientelizimi, qokash dhe pastrimi parash, ishte edhe arsyeja e angazhimit të Perëndimit në vitin 2015 për hartimin, miratimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi. Dhe një nga synimet kryesore të reformës në drejtësi është rikthimi i besimit të publikut tek drejtësia, përmes dhënies fund të kulturës së mosndëshkimit. Përpjekjet për të vendosur drejtësi për përgjegjësit e Gërdecit, të frenuara nga vendimi gjyqtarit Çela, ishin një nga provat e drejtësisë së re./m.j

Next Post
FOTO/ 15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Rama publikon pullën e emetuar sot nga Posta Shqiptare

FOTO/ 15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Rama publikon pullën e emetuar sot nga Posta Shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kthehen për festat e fundvitit, fluks emigrantësh në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë

Kthehen për festat e fundvitit, fluks emigrantësh në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë

December 27, 2025
Mblidhet grupi parlamentar i PD, Berisha: Platformë për ripopullimin e vendit

“Sali Berisha është bërë paranojak si Ramiz Alia në vitet ’90”

December 27, 2025
VIDEO/ Durrës, zjarri përfshin disa autobusë të vjetër, tymi i zi mbulon zonën

VIDEO/ Durrës, zjarri përfshin disa autobusë të vjetër, tymi i zi mbulon zonën

December 27, 2025
VIDEO-Stuhia e dëborës “ngrin” Nju Jorkun/ Anulohen fluturimet, kaos në transport! Gjendje e jashtëzakonshme në Nju Xhersi

VIDEO-Stuhia e dëborës “ngrin” Nju Jorkun/ Anulohen fluturimet, kaos në transport! Gjendje e jashtëzakonshme në Nju Xhersi

December 27, 2025
Këta janë alpinistët që humbën jetën pas goditjes nga orteku në Greqi (FOTOT)

Këta janë alpinistët që humbën jetën pas goditjes nga orteku në Greqi (FOTOT)

December 27, 2025
“Në bunker kaloi çdo orë të 472 ditëve”/ Reportazhi: Për më shumë se një vit, ushtari ukrainas tregon vuajtjen në frontin e luftës

“Në bunker kaloi çdo orë të 472 ditëve”/ Reportazhi: Për më shumë se një vit, ushtari ukrainas tregon vuajtjen në frontin e luftës

December 27, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Dielë 28 dhjetor 2025

December 27, 2025
I kërkuar në Austri për trafik droge, 29-vjeçari nga Maqedonia e Veriut arrestohet në Qafë-Thanë

Kërcënoi me jetë të atin dhe shkeli urdhrin e mbrojtjes, bie në pranga 34 vjeçari në Gramsh

December 27, 2025
Tuneli më i gjatë i autostradës në botë hapet për trafik

Tuneli më i gjatë i autostradës në botë hapet për trafik

December 27, 2025
Skitë Alpine/ Lara Colturi fantastike, renditet e treta në provën e parë në Austri..

Skitë Alpine/ Lara Colturi fantastike, renditet e treta në provën e parë në Austri..

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com