Kryeministri i Zelandës së Re, John Key ka bërë me dije se do të heq dorë nga posti i kryeministrit, pas tetë vjetësh në këtë post.Key e quajti “vendimin më të vështirë të marrë ndonjëherë”, duke shtuar se “nuk e di çfarë do të bëj më pas”.
Bill English pritet të jetë zëvendësuesi i tij derisa Partia Nacionale të mbajë mbledhjen e grupit drejtues për të zgjedhur kryeministrin e ri, transmeton Koha.net.
Key e lë postin me kërkesë të gruas së tij, Bronagh, raportonn “New Zealand Herald”.Ai e fitoi postin e tretë për Partinë Nacionale në zgjedhjet e shtatorit 2014. (b.an)