Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama kanë dhënë dorëheqjen shtatë drejtorë në Shkodër.
Ata dhanë dorëheqjen një ditë pas mbledhjes që u mbajt në selinë PS.
Lista e drejtorëve të dorëhequr pritet që të zgjerohet, pasi nga 33 drejtori që janë në Shkodër gjysma drejtohen nga burra.
Ndërsa përsa u përket drejtorive që drejtohen nga gratë pritet që të ngrihet një grupin pune për të bërë vlerësimet.
Lista e Drejtorëve të dorëhequr në Shkodër;
Kadri Ymeri – Drejtor i DAR Shkodër
Ardian Dajti – Drejtor i Spitalit të Shkodrës (e pakonfirmuar)
Mustaf Kraja – Drejtor i Bujqësisë Shkodër
Luan Heta – Drejtor i HEC Vau Dejës
Edmond Emini – Drejtor i Postës Shkodër ( Kryetar i PS Shkodër )
Agim Dardha – Drejtor Administrata e Zonave te Mbrojtura ne Shkoder
Astrit Beci – Drejtor i Shendetit Publik Shkoder
Një ditë më parë, Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Brisela Kadia, në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politik të qarkut Shkodër, tha se është marrë vendimi që të shkarkohen të gjithë drejtorët aktualë rajonalë dhe se prioritet për plotësimin e vendeve vakante do të kenë femrat.
Kadia shtoi se gratë dhe vajzat do të kenë prioritetet për të qenë në krye të drejtorive të Shkodrës.
g.kosovari











