Dorëheqjet e drejtorëve në Vlorë, Rama: Në Fier dhe Durrës, domosdoshmëri vetëpastrimi i brendshëm

Valë dorëheqjesh në radhët e drejtorëve priten edhe në Fier e në Durrës, pas atyre në Vlorë. Kryeministri Edi Rama në një komunikim të radhës në rrjetet sociale, thotë se këtë pasdite do të jetë në Fier dhe në Durrës, dy qarqe për të cilat thotë se vetëpastrimi i brendshëm është domosdoshmëri.

“Sot pasdite jemi në Fier dhe pastaj në Durrës, ku do të vazhdojmë të njëjtën përpjekje. Një vetëpastrim dhe vetëlehtësim i brendshëm i strukturës. Domosdoshmëri pas një periudhe të gjatë qëndrimi në të njëjtat pozicione të të njëjtëve njerëz, por edhe si rrjedhojë e domosdoshmërisë për ta parë realitetin e qyteteve tona të mëdha një realitet në transformim të vazhdueshëm. Duhen sy të freskët, duhet një përpjekje shtuar, një hov i ri, sepse 12 mandate në Fier, janë histori, e shkruar nga dhjetëra mijëra mbështes tanë në zonë, diasporë, që kërkon të vazhdojë të shkruhet si një kapitull i ri, që kanë nevojë për më shumë cilësi jete”, tha Rama

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.