Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka falënderuar ish-nënkryetaren Brunilda Paskali, për kontributin dhe përkushtimin gjatë këtyre dy viteve. Përmes një postimi në twitter, Veliaj shpreh kënaqësinë që ka pasur në skuadër Bruna Paskalin dhe i uron mbarësi për më tej.
“Ishte kënaqësi të kisha në skuadër Bruna Paskalin këto dy vite. Mirënjohje për kontributin dhe për përkushtimin për Tiranën tonë. Mbarësi për më tej”, shkruan Veliaj.