Prefekti i Qarkut të Shkodrës, Çesk Millja i ka dërguar presidentit Ilir Meta dokumentin e dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, si dhe e ka njoftuar për ngërçin e krijuar në Bashkinë e Shkodrës.
Në dokumentin e siguruar nga gazeta SHQIP, thuhet se është konstituar Këshilli Bashkiak, i cili përbëhet nga 51 anëtarë. /l.m