• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dorëheqja e Tahirit e koordinuar me Ramën, ia kërkuan në Gjermani”

by A R
03/05/2018 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti dhe ish ministri, Besnik Mustafaj ka thënë se lënia e mandatit të deputetit nga Saimir Tahiri ishte veprim i duhur dhe i bërë në akordim me kryeministrin Rama. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Besnik Mustafaj tha se Ramës i është kërkuar në Gjermani dorëheqja e mandatit të Tahirit, pasi kjo marrëveshje Tahiri-Rama është bërë pas kthimit të kryeministrit nga vizita në Gjermani.

“Unë besoj se është veprimi i duhur dhe ky veprim tregon se është i akorduar me kryeministrin. Nëse do ishte kaq trim përballe drejtësisë Tahiri do kishte vepruar që në fillim. Unë besoj se kjo është në një marrëveshje mes të dyve dhe ky hap i tyre lidhet me vizitën e kryeministrit në Gjermani. Kjo është një marrëveshje e bërë pas kthimit të Ramës nga Gjermania. Rama gënjeu në Gjermani kur u pyet për Tahirin dhe ai tha që Tahirit i është hequr mandati deputetit.

Rama nuk është një lider që nxjerr konkluzione mbi faktet. Ai ka imagjinatën e tij dhe ka besuar se mund ta manipulonte kancelaren Merkel, por politika gjermane mbështet mbi faktet dhe jo fjalët. Ky besonte se kancelarja Merkel nuk do ja lejojë vetes që të behej pengesë për Shqipërinë dhe ka munguar praktika e thënies së gjërave hapur. Gjerat hapur mund t’u thuhen ministrave dhe përfaqësuesve të tjerë. Rama ka qenë viktimë e dëlirëve të veta”- tha Mustafaj.

Sipas ish ministrit, Saimir Tahiri është shantazhisti më profesional dhe Prokuroria duhet kërkojë Kuvendit përshpejtimin e procedurave për arrestimin e tij.

“Ne tashmë presim reagimin e Prokurorisë duke nisur që nga dita e sotme. Hipoteza ime është se garancia që i ka dhënë kryeministri Tahirit ka qenë garancia e prokurorisë. Shantazhisti më profesional që ka njohur Shqipëria në këto 30 vite është Saimir Tahiri. Unë do doja që Prokuroria të lëvizte. Prokuroria t’i kërkojë Kuvendit përshpejtimin e procedurave për arrestimin e Tahirit. Unë nuk di çfarë faktesh ka Tahiri, por lëvizja e mimikës së tij është e frikshme. Saimir Tahiri nuk ishte i trembur sot gjatë konferencës së tij. Unë parashikoj që kjo çështje do vazhdojë gjatë. Ndeshja tani bëhet mes mbrojtësve të Tahirit dhe prokurorisë”- tha Mustafaj./a.m.

Next Post
Politikanët nuk kanë nevojë për ide të reja!

Politikanët nuk kanë nevojë për ide të reja!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In