• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dorëheqja e shefit të kabinetit të Zelensky-t/ Ekspertët: Dobësohen pozitat negociuese të Ukrainës

by Os De
29/11/2025 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Andrii Yermak, shefi i kabinetit të presidentit të Ukrainës dhe miku i tij i ngushtë, u detyrua të japë dorëheqjen në vazhdën e skandalit të korrupsionit, që nxori në dritë dhe emrin e tij. Kjo konsiderohet një goditje e rëndë për Volodimir Zelenskyn.

I mbiquajtur Kardinali, Yermak, i emëruar këshilltar i presidentit në vitin 2020, deri dje konsiderohej njeriu i dytë më i fuqishëm në Ukrainë. Kjo ngjarje shënon edhe fundin e një etape: për gati katër vjet luftë, “Ali Babai” ka qenë hija e Zelenskyt.

Ai u shfaq qysh natën e parë të pushtimit, me uniformë, pas shpatullave të mikut të tij Volodymyr, në një videon e famshme dhe heroike ku kreu i shtetit tregoi se ishin te gatshëm t’i kundërviheshin agresionit rus.

Zelenskyu u përpoq në çdo mënyrë ta shpëtonte Yermakun, shkruan Corriere della Sera. Verën e kaluar madje u miratua një ligj i kontestuar ad personam, që synonte të kufizonte fuqinë e strukturave anti-korrupsion.

Por prej dy javësh tashmë, skandali po e trondiste qeverinë, duke ulur ndjeshëm mbështetjen publike 70% e opinionit dëshironte shkarkimin e “Kardinalit” dhe në fund, lideri ukrainas nuk pati rrugë tjetër veçse t’i nënshtrohej presionit masiv, të firmoste shkarkimin dhe t’i drejtohej vendit në një video të re:

“Shefi i kabinetit, Yermak, më ka paraqitur dorëheqjen e tij  njoftoi ai të premten në mbrëmje  e falënderoj që gjithmonë ka përfaqësuar qëndrimin e Ukrainës dhe ka mbajtur një pozicion patriotik”.

E pllakosur nga një korrupsion endemik, Ukraina që përpara luftës konsiderohej si një nga vendet më të korruptuara, e disa anëtarë të partisë së Zelenskyt kishin tentuar ta justifikonin Yermakun, me pretendimet se në atë post, pas vetëm disa musjh detyre, edhe një shenjt mund të shndërrohej në djall. Kreu i kabinetit të Zelensky, dha dorëheqjen më 28 nëntor 2025, pas bastisjeve që prokuroritë anti-korrupsion (NABU dhe SAPO) kryen në banesën dhe zyrën e tij.

Hetimi është pjesë e një skandali të madh në sektorin energjetik  veçanërisht me firmën shtetërore bërthamore Energoatom. Autoritetet dyshojnë për mitmarrje që mund të kap vlerën rreth 100 milionë dollarë, ku koncesionet/kontratave u shpërndaheshin me komisione përmes ndërmjetësve.

Pas bastisjeve, Yermak tha se po bashkëpunon plotësisht me hetuesit. Megjithatë, përballë presionit të brendshëm dhe ndërkombëtar, zyrtarë të lartë dhe aleatë e quajtën largimin e tij si të domosdoshëm për besueshmërinë e shtetit. Largimi i Yermak njeriu më i fuqishëm pas presidentit për disa vite  tregon se skandalet e korrupsionit po prekin nivelet më të larta. Sfondi është i ndërlikuar: lufta me Rusinë, negociatat ndërkombëtare dhe përpjekjet për integrim me BE-në  dhe kjo krizë mund të dobësojë pozicionin e Ukrainës në të gjitha frontet.

Next Post
Evropa në kërkim të Pushkinit!

Evropa në kërkim të Pushkinit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja “CEZ”, Taulant Balla nxjerr në skenë një tjetër emër: Nuel Kalaj ka e-maile dhe telefonata me Berishën

Balla: Sulmi i Berishës ndaj Ramës për fjalën në mbrojtje të UÇK në Bordin e Paqes, akt i rëndë anti-kombëtar

February 25, 2026
Presidenti kinez Xi Jinping takon kancelarin gjerman Friedrich Merz në Pekin

Presidenti kinez Xi Jinping takon kancelarin gjerman Friedrich Merz në Pekin

February 25, 2026
Foshnja humb jetën pak orë pas lindjes, nisin hetimet për mjekun në Durrës

Foshnja humb jetën pak orë pas lindjes, nisin hetimet për mjekun në Durrës

February 25, 2026
Bllokimi i monopatinave, protestë para Ministrisë së Brendshme: Na mashtruat, gjeni zgjidhje

Bllokimi i monopatinave, protestë para Ministrisë së Brendshme: Na mashtruat, gjeni zgjidhje

February 25, 2026
Aksident me vdekje në superstradën Milot-Fushë Krujë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Aksident me vdekje në superstradën Milot-Fushë Krujë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

February 25, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

“Serbia, panik i pajustifikuar”, Shqipëria në Gaza, Vengu: Ende pa zonë, numri i trupave i pacaktuar

February 25, 2026
“Kushtetuesja” rrëzon PD-në, vendos të mos kalojë në seancë mënyrën si u zgjodh Avokati i Popullit

“Kushtetuesja” rrëzon PD-në, vendos të mos kalojë në seancë mënyrën si u zgjodh Avokati i Popullit

February 25, 2026
UEFA “zbarkon” në Shkodër, nis inspektimin e stadiumeve

UEFA “zbarkon” në Shkodër, nis inspektimin e stadiumeve

February 25, 2026
Mbreti i Panairit

Qeveri e keqe

February 25, 2026
Zgjedhorja, Gonzato takim me Gjiknurin e Celibashin: Të përmbushë standardet ndërkombëtare

Zgjedhorja, Gonzato takim me Gjiknurin e Celibashin: Të përmbushë standardet ndërkombëtare

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In