Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka reaguar pas dorëheqjes së homologut të tij grek, Nikos Kotzias.
Përmes një reagimi në rrjetin social “Twitter”, Bushati ka shprehur falenderimet e tij ndaj përpjekjeve të bëra nga ana e Kotziasit, për një faqe të re bashkëpunimi e besimi mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Në statusin e tij, Bushati shkruan se ka vetëm disa momente gëzimi në këtë profesion, por ato më të çmuarat vijnë sipas tij, nga fryma e bashkëpunimit.
“Ka pak gëzime në këtë profesion, por ato më të çmuara rrjedhin nga bashkëpunimi i vërtetë dhe një fryme kolegjialiteti. Faleminderit, Nikos Kotzias për përpjekjet e tua në hapjen e përbashkët të një faqe të re të bashkëpunimit, besimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore midis vendeve tona”, – shkruan Bushati.
/b.d