Ka reaguar edhe kryetari i PD Lulzim Basha pas largimit të Haxhinastos. Lulzim Basha tha para mediave se “largimi i Haxhinastos nuk sjell asgjë”, pasi, sipas tij, “përkeqësimi i jetës së shqiptarëve nuk ka shans të ndryshojë”.
“Ndryshimi i vërtetë do të ishte largimi i Ramës, njeriu që dështoi të përmbushë një premtim të vetëm. Rilindja e tij ishte vetëm një skemë për të vjedhur, një projekt për t’i detyruar shqiptarët të zgjedhin emigracionin”, deklaroi Basha.
“Varka e shpuar e qeverisë nuk është më në gjendje të përballojë detyrat bazë. Ndryshimi i vërtetë do të nisë me largimin e Edi Ramës”, tha Basha.
ma.me
Ndryshimi vertete do te vije kur te gjithe ju politikane rilindas demokrat socialist te Nanos qe vodhet dhe skllaveruat shqiptaret te dilni para drejtesise dhe nje brez I ri dhe patriot i pa infektuar nga vieusi korrupsionit te marre ne dore drejtimin e vendit