• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dorëheqja e Bashës/ Kadilli: Ishte tërheqje taktike, do krijojë dhe ai ‘Foltoret’ e tij për të…

by
22/03/2022 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dorëheqja e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së, për Fatbardh Kadillin është vetëm një tërheqje taktike e tij për të shfryrë situatën e krijuar dhe sulmet ndaj tij dhe për të kandiduar sërish për kreun e partisë pas zgjedhjeve lokale të 2023. Në një intervistë për “Studio Live” në Report Tv me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, ish kandidati për kreun e PD që u mposht nga Basha, Kadilli shtoi se Basha do të krijojë ‘Foltoret’ e tij njësoj si Berisha për t’u rikthyer sërish në drejtimin e partisë.

“Çdo dorëheqjes është një akt për t’u përshëndetur, po a është dorëheqje e vërtetë? Unë e shoh si një tërheqje taktike. I ndodhur në një pozicion ku as shërbëtori i tij më i afërt nuk gjendet dot më një kauzë për ta nxjerrë nga situata. Fakti që nuk pranon përgjegjësinë për humbjen por thotë se nuk mbajta dot partinë atëherë do të bëjë edhe ai foltoren e vetë, ku do të hyjnë në një proces analizimi të brendshëm për ringritjen. Besoj e do të kandidoj pas zgjedhjeve lokale 2023, sot nuk do të jetë më në shënjestër siç ishte deri dje dhe do të shihet si viktime e mundshëm e një loje politike ku ai nuk kishte ndonjë faj të madh”, tha Kadilli.

Zgjidhjen për ringritjen e Partisë Demokratike dhe kthimin e saj në një shpresë për qytetarët, Kadilli e shikon me bashkimin e demokratëve dhe largimin e Bashës dhe Berishës duke rikthyer demokratët te procesi i vlerave dhe parimeve dhe jo tek adhurimi i lidershipit. Nëse kjo nuk arrihet tha Kadilli, atëherë edhe në zgjedhjet e 2023 PD do të shkojë e përçarë dhe do të dalë sërish humbëse.

“Ne duhet të merremi me krijimin e një opozite të re dhe të merremi me parimet tona dhe të heqim dorë nga liderët. Demokratët duhet të heqin dorë nga adhurimi i liderit. Ka vetëm një shans për ringritje dhe demokratët të mos i shërbejnë ambicieve të Bashës dhe Berishës. Unë dua që PD të ketë një proces unik dhe jo dy gara më vetë mes PD dhe Rithemelimit. PD duhet të heq dorë nga një brez i tërë i konsumuar politik. Të dy do të përpiqen të mbajnë për pjesën e tyre dhe nuk do tentojnë drejt bashkimit, zgjedhjet e ardhshme nuk do të shkojmë të bashkuar shanset janë inekzistente, do shkojmë në dy grupe të përlarë dhe Rama do fitojë. Duhet ti them po parimeve dhe vlera dhe jo liderit”, u shpreh Kadilli.

Dy të metat që shikon te Basha që nuk arriti dot të çojë partinë në fitore, për Kadillin janë mosmarrja e vendeve por zvarritja e tyre si dhe mospërballja me qytetarët.

“Basha ishte i pazotë të shihte politikën me sytë e tij, por i ka parë më sytë e Berishës dhe ekuilibrave partiak, ndërkombëtar. Njeriu duhet të marrë vendime, mosmarrja e vendimeve dhe tërheqja zvarrë ka qenë një nga cenet më të mëdha që e kanë penguar për t’u bërë lider dhe e dyta është mospërballja me njerëzit. Shkollën e politikën e Berishës nuk ë bën dot, dhe do të hiqet perëndimor po me sjelljen e Berishës kjo nuk ndodh”, shtoi ai.

Lulzim Basha dha dje dorëheqjen si kryetar i PD-së, pas 9 vitesh si drejtues i kësaj partie. Vendimi i Bashës për dorëheqjen vjen pas humbjes së thellë të PD në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku jo vetëm nuk fitoi asnjëra nga 6 bashkitë, por u rendit edhe forcë e tretë.

/b.h

Next Post
“Lajmet e rreme për luftën”/ Rusia forcon ligjin, dënimet që parashikohen ndaj mediave dhe ambasadave jashtë vendit

"Lajmet e rreme për luftën"/ Rusia forcon ligjin, dënimet që parashikohen ndaj mediave dhe ambasadave jashtë vendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Infrastrukturë e fortë, njerëz të përkushtuar: Vodafone Albania siguron ndërlidhje edhe në situata emergjence

Infrastrukturë e fortë, njerëz të përkushtuar: Vodafone Albania siguron ndërlidhje edhe në situata emergjence

January 9, 2026
Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: Mbi 155 efektivë në terren dhe dhjetëra mjete në ndihmë të qytetarëve

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: Mbi 155 efektivë në terren dhe dhjetëra mjete në ndihmë të qytetarëve

January 9, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Përmbytjet/ Çupi: Menaxhim i mirë i situatës nga qeveria. Akuzat e opozitës? “Ngre veshët” në kohën e fatkeqësive

January 9, 2026
“Numri i emigrantëve ka zbritje me 30%, nga 2011″/ INSTAT rrëzon interpretimet mbi popullsinë: Ja si bëhet përllogaritja

Lantona Sado merr detyrën si Drejtoreshë e Përgjithshme e INSTAT

January 9, 2026
“Mbaja thikë me vete, pija bar…”- Nga përdorimi i drogës te divorci me partneren e parë,Kastro Zizo: Kam qenë dhunues dhe përndjekës 

“Mbaja thikë me vete, pija bar…”- Nga përdorimi i drogës te divorci me partneren e parë,Kastro Zizo: Kam qenë dhunues dhe përndjekës 

January 9, 2026
Gjykata e Lartë riorganizon shqyrtimin e dosjes “Tahiri”, ndryshim në trupën gjykuese për ish-ministrin e Brendshëm

Gjykata e Lartë riorganizon shqyrtimin e dosjes “Tahiri”, ndryshim në trupën gjykuese për ish-ministrin e Brendshëm

January 9, 2026
Ndërron jetë ish-ministri i Financave të Kosovës

Ndërron jetë ish-ministri i Financave të Kosovës

January 9, 2026
Babai i Selin e konsideroi “pervers dhe zhigolo”/ Roland Hysi i del në mbrojtje mikut të tij: Askush nuk mund të hedhë baltë ndaj Mirit

Babai i Selin e konsideroi “pervers dhe zhigolo”/ Roland Hysi i del në mbrojtje mikut të tij: Askush nuk mund të hedhë baltë ndaj Mirit

January 9, 2026
“Terr” në qarkun e Elbasanit si pasojë e motit të keq/ Mbi 1 mijë familje pa energji elektrike

“Terr” në qarkun e Elbasanit si pasojë e motit të keq/ Mbi 1 mijë familje pa energji elektrike

January 9, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Pas tryezës me përfaqësues të opozitës e shoqërisë civile/ Nesër PD mbledh kryesinë, caktohet data e protestës kombëtare

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In