• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dorëheqja e Bashës/ Hajdari: Shpresoj të mos jetë hile, Berisha të tërhiqet! E gatshme t’i bashkohem ekipit për reformimin e PD

by Java News
23/03/2022 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish deputetja demokrate Rudina Hajdari shpreson që dorëheqja e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike të mos jetë një hile dhe ky moment më pas të përdoret për interesa personale nga një grupim apo individ, duke nënkuptuar Komisionin e Rithemelimit me Sali Berishën. Në një intervistë për Report Tv, Hajdari thotë se Basha nuk ka më shpëtim. Në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Hajdari thotë se kriza në Partinë Demokratike është një moment kyç për ringritjen dhe riformimin e saj.

“E prisja, Basha nuk kishte shpëtim, çfarëdo që të bënte nuk do arrinte të shpëtonte. Nuk ishte një vendim që më surprizoi. Vendimi i zotit Basha uroj të mos jetë një hile e radhës siç ndodh shpesh brenda PD apo edhe partitë e tjera e bëjnë. Këtë radhë nuk do ketë shpëtim. Ky moment edhe pse është shumë i vështirë për PD, mund të përdoret si një moment ku PD të riformohet të ngrejë një ekip për të ringritur PD në lartësinë e duhur. Sot është shanci më shumë sesa kurrë t’ia rikthejmë PD demokratëve dhe shqiptarëve. (…) Faktin që shpesh herë brenda PD ku janë bërë zgjedhje të lidershipit, kanë bërë marifete që njerëzit e kanë ditur që zgjedhja e kryetarit të partisë nuk ka qenë e pastër. Nuk dua të jetë një plan që të përdoret për interesa personale të një grupimi, individ.

Rudina Hajdari tha se është e gatshme të kthehet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe t’i bashkohet ekipit për reformimin e PD-së, por ajo thekson se nuk pranon nëse bëhet fjalë që në krye të partisë të rikthehet Sali Berisha.

“Jam gati të bëhem pjesë e ekipit dhe për tu ulur me atë ekip që do të reformojë PD dhe ta ngremë në lartësinë e duhur për të ardhur nesër në pushtet. Nuk e shoh zgjidhjen me një lidership të vjetër”, theksoi Hajdari.

Hajdari thotë se Berisha duhet të tërhiqet nga kandidimi pasi nuk duhet ta përdorë më partinë për interesat e tij personal. Ajo thekson se Berisha duhet t’i lërë mundësinë figurave të reja për të marrë në dorë drejtimin, pasi Partisa Demokratike nuk mund të vijë në pushtet me një oferëtë të vjetër.

“Berisha duhet të tërhiqet nga kanididimi për kryetar, këtë e them për disa arsye, ka gjithë këto vite në atë parti, ka marrë ca kishte, nuk i duhet më ardhje një krye të PD për t’i shërbyer vetes së tij, familjes apo një grupi të vogël. Kandidimi i tij nuk jep kushte të barabarta për kandidatët e tjerë. Nuk mund të ketë zgjedhje të ndershme brenda PD-së me zotin Berisha. Mbështetja e tij është e madhe. Por ajo që vihet në pikëpyetje është fakti se PD nuk do vijë në pushte me një ofertë të vjetër”, tha ish deputetja e PD-së.

Për gjendjen në të cilën ndodhet sot PD, e ndarë në dy pjesë dhe forcë e tretë opozitare në vend, Hajdari bën përgjegjës Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

“Berisha dhe Basha kanë përgjegjësitë  e tyre sa i përket vështirësive që PD ka pësuar. Në 32 vite PD ka pasur humbjet dhe ngritjet e veta. Në këto 8 vite Berisha e ka mbështetur Bashën kur ai ka marrë vendime që kanë pasur pasojë për rënien  e saj. I shoh si përgjegjës për situatën në të cilën ndodhet PD”, u shpreh Hajdari.

Lulzim Basha dha dorëheqjen si kryetar i PD-së, pas 9 vitesh si drejtues i kësaj partie. Vendimi i Bashës për dorëheqjen vjen pas humbjes së thellë të PD në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku jo vetëm nuk fitoi asnjëra nga 6 bashkitë, por u rendit edhe forcë e tretë./m.j

Next Post
Kurthet e Lajçakut dhe hutia e Prishtinës

Kosova e vogël pa miq, nuk mund të ketë strategji të mëdha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In