• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dorëheqja e Alibeajt/ Alimehmeti: Normale pas humbjes dramatike që çoi PD-në forcë të katërt në Tiranë

by Java News
17/05/2023 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Alimehmeti, anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka komentuar dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt. Alimehmeti tha se vendimi i Enkelejd Alibeajt për të dhënë dorëheqjen si kryetar i komanduar i Partisë Demokratike është i natyrshëm pas një humbje dramtike si ajo e zgjedhjeve lokale të 14 majit.

I ftuar në “Klan News”, Alimehmeti e cilësoi dorëheqjen e Alibeajt si një vendim qytetarie.

“Besoj se e ka menduar dhe vetë dhe ka qenë krejtësisht e natyrshme që pas një humbje dramtike që çoi forcë të katërt PD-në në Tiranë, ku një djalë i ri, dhe përgëzime Qorit që me atë fushatën e tij, tregoi që kishte një kapacitet dhe arriti të imponohej si forcë e tretë për Tiranën dhe kështu që është krejtësisht normale dorëheqja në raste të tilla, megjithëse nuk kuptohet dorëheqja në çfarë pozicioni… I komanduar, nuk do të thotë se ke diçka nga ku të dorëhiqesh.

Megjithatë është një vendim qytetar se në momentin që ke një situatë të caktuar, të marrësh një veprim duke bërë një hap mbrapa është krejtësisht normale ky veprim. E rëndësishme është një diçka shumë e qartë që kemi muaj që e themi se poshtë tek njerëzit në bazë nuk janë kaq të ndara situata. Janë të mbështetura tek njëra-tjetra. Forcat opozitare janë bashkë. Janë si dy rrathë që mbivendosen. Na bashkojnë parime të përbashkëta me demokratë, me forcat e tjera opozitare dhe janë këto arsyet pse ne qëndrojmë së bashku,”-tha Ilir Alimehmeti.

Pjesa e Partisë Demokratike që u drejtua nga Enkelejd Alibeaj dhe garuar me simbolet zyrtare të PD-së në zgjedhjet lokale të 14 majit, nuk arriti të dilte forcë e parë në asnjë prej bashkive. Madje as e dyta. Të gjithë kandidatët e dalë nga Alibeaj dolën të tretët në renditjen e bërë publike edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në Finiq ishte vend ii vetëm ku emri i dalë nga Alibeaj doli i dyti./m.j

Next Post
“14 maji”/ Përfundon numërimi për Këshillin Bashkiak të Tiranës: PS merr 34 mandate, ‘BF’ 15, PD 4, PSD 3…

"14 maji"/ Përfundon numërimi për Këshillin Bashkiak të Tiranës: PS merr 34 mandate, 'BF' 15, PD 4, PSD 3...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mungesa e reshjeve të shiut, ulet ndjeshëm niveli i ujit në liqenin e Ulzës

Mungesa e reshjeve të shiut, ulet ndjeshëm niveli i ujit në liqenin e Ulzës

March 28, 2026
4 vite nga masakra ku u vra Brilant Martinaj dhe shokët e tij, merret në pyetje kosovari që solli ‘Passatin’ e krimit

4 vite nga masakra ku u vra Brilant Martinaj dhe shokët e tij, merret në pyetje kosovari që solli ‘Passatin’ e krimit

March 28, 2026
Parandalohet krimi në familje në Vlorë, policia neutralizon të moshuarin që kërcënonte me thikë familjarët

Parandalohet krimi në familje në Vlorë, policia neutralizon të moshuarin që kërcënonte me thikë familjarët

March 28, 2026
Sa do të zgjasë lufta në Iran? Vance: Duhet ta neutralizojmë Republikën Islamike për shumë vite

Sa do të zgjasë lufta në Iran? Vance: Duhet ta neutralizojmë Republikën Islamike për shumë vite

March 28, 2026
Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë

Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë

March 28, 2026
“Kopje mediokre e Ramës”, partia e Arlind Qorrit sulmon Agron Shehajn: E ka vrarë shansin për një model ndryshe

“Kopje mediokre e Ramës”, partia e Arlind Qorrit sulmon Agron Shehajn: E ka vrarë shansin për një model ndryshe

March 28, 2026
Publikohet renditja e re e FIFA-s: Kombëtarja shqiptare nuk ndryshon pozicion, Kosova vazhdon të ngjisë shkallët

Publikohet renditja e re e FIFA-s: Kombëtarja shqiptare nuk ndryshon pozicion, Kosova vazhdon të ngjisë shkallët

March 28, 2026
Prezantimi i Operatorit të Ujit, Balluku: Organizimi do bëhet në katër rajone

GJKKO i bllokoi pasaportën, Gjykata e Lartë shqyrton më 9 prill rekursin e Belinda Ballukut

March 28, 2026
Çmime tavan për shezlonget në Durrës/ Operatorët turistikë: Në përgjithësi, nuk ka pasur abuzime të theksuara

Çmime tavan për shezlonget në Durrës/ Operatorët turistikë: Në përgjithësi, nuk ka pasur abuzime të theksuara

March 28, 2026
Papa Leoni XIV thirrje miliarderëve të ndihmojnë njerëzit në nevojë

Papa Leoni XIV thirrje miliarderëve të ndihmojnë njerëzit në nevojë

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In