• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dorëheqja akt moral”/ Mano për largimin nga PD: Basha ka tradhëtuar kauzat dhe ka braktisur betejat e demokratëve

by Java News
28/07/2021 22:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas dorëheqjes në grup të 13 anëtarëve të Partisë Demokratike në Korçë, Andrea Mano kreu i PD-së në këtë qark, njëherazi edhe anëtar i Këshillit Kombëtar shpjegon për Klementina Cenkollarin në MCN arsyet që i çuan drejt këtij vendimi, ndërsa shpreh hapur edhe pakënaqësitë ndaj kryetarit Basha.

Mano thotë se rezultati i Korçës, dhe jo vetëm nuk ishte ai që Partia Demokratike priste, dhe si i tillë duhet të ishte pasuar me një sërë dorëheqjesh në radhët e drejtuesëve.

Andrea Mano, si kryetar i degës së Korçës u rendit nga Lulzim Basha në listë jo të sigurt, ndërsa paknaqësitë mes tyre duket se kanë lindur pikërisht me hartimin e listës së kandidatëve për deputet.

Intervista:

Z. Mano, ju thoni se z. Basha e ka kthyer partinë në parti klienteliste. Është një akuzë që e dëgjojmë shpesh në politikë. A mund të na thoni konkretisht për cilët kliente dhe cilat interesa e keni fjalën?

Mano: Kur disa kauza të demokratëve tradhëtohen, kur betejat e demokratëve nuk cohen deri në fund dhe lihen në mes të rrugës nga ai që sot është në pushtet dhe kur bashkitë dhurohen pushtetit, sigurisht që këto veprime kanë një përgjegjës dhe ai është Lulzim Basha. Ai është protagonist kryesor dhe ka marrë përgjegjësitë i vetëm. Mënyra se si ai i është qasur partisë qoftë në bërjen e listave për deputetë, qoftë për përgjegjësitë në fushatë apo mënyra se si reagoi pas 25 prillit tregon se kemi problem në PD dhe kemi problem me demokracinë dhe implementimin e saj dhe kjo ishte arsyeja se për 14 anëtarë të Korcës të japin dorëheqjen.

Argumentet që keni sjellë I keni referuar në strukturat e Partisë Demokratike në Korcë apo mbledhje të Këshillit Kombëtar?

Mano: Zhgënjimi ka lidhje me degën lokale. Ato që përmenda më lart janë kauza të demokratëve të lëna në mes nga kryetari iipartisë. Ai ka vendosur vetë për gjithcka dhe rezultati ka qenë dështim dhe humbje. Qasja e demokratëve ndaj kryetarit të partisë lihet në mes dhe normalisht ka pakënaqësi. Për këtë arsye ata reaguan duke dhenë dorëheqjen.

Z. Mano, kë po mbështet Basha në Korçë,  që ju keni kaq rezerva, sa po largoheni?

Mano: Besoj që janë njërzit që ai ka mbështetur në listat për deputetë të qarkut të Korcës.

Po drejtuesi i qarkut ishte ne dijeni? Keni patur përplasje me të? Jeni akuzuar, se po bëni lojën e socialisteve, kjo edhe pse largimet e njoftuat dje, që u  publikua raporti I ODIHR.

Mano: Ma thanë edhe disa të tjerë. Ne donim ta bënim një ditë më parë, por lajmërimi u bë një ditë më vonë. Kjo ska lidhje me daten, këto janë teori për ti ikur së vërtetës. Besoj Spaho duhet ta kishte bërë këtë me kohë. Kur nuk jep dorëheqjen thonë pse se jep dhe kur e jep thonë edhe këto fjalë.

Çfarë duhet të ndryshojë sipas jush, në funksionimin e PD dhe ne opozitarizimin e saj?

Mano: Duhet të ndryshojë qasja për rezulattin dhe të merren masa. PD ka shumë për të ndryshuar që nga demokracia e brendshme. Unë sot prisja që Spaho ta përshëndeste këtë vendim. Të jesh në një funksion dhe të japësh dorëheqje është gjëja më e mmoralshme. Duhet analizuar arsyet e humbjes së 25 prillit.

Cfarë do të ndodhë me ju?

Mano: Ne jemi anëtar trë PD që prej 91-shit. Ne nisëm një projekt 8 vjecar që u pre në mes dhe ky grup e ndjen veten jashtë.

Next Post
A do të jetë Berisha pjesë e PD në shtator? Basha shmanget sërish: Nuk komentoj asgjë jashtë raportit të OSBE

"Berisha s'ka çfarë i jep më politikës"/ Kadilli: Të shmangë përfshirjen e PD në 'betejën' për shpalljen 'Non Grata'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nëse armiku përpiqet të kryejë operacione tokësore, asnjë person nuk duhet të mbijetojë”

“Nëse armiku përpiqet të kryejë operacione tokësore, asnjë person nuk duhet të mbijetojë”

April 2, 2026
VIDEO / “Boll o, boll…”, debate në Kuvend, Balla-Mediut: Ke vrarë 26 vetë! Mos na bëj si kongresmen amerikan

VIDEO / “Boll o, boll…”, debate në Kuvend, Balla-Mediut: Ke vrarë 26 vetë! Mos na bëj si kongresmen amerikan

April 2, 2026
Kërkuan pasuritë e sekuestruara, Gjykata e Posaçme cakton 7 prillin për Argita dhe Jamarbër Malltezin

Kërkuan pasuritë e sekuestruara, Gjykata e Posaçme cakton 7 prillin për Argita dhe Jamarbër Malltezin

April 2, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Po për pisllëqet që ka teksti i Kushtetutës, kush do vendosë kushte të hiqen?!

April 2, 2026
“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

Paralajmërimi për sulmet në vend, Braçe: Paniku mund të godasë ekonominë, turizmi po shënjestrohet prej muajsh

April 2, 2026
Punëtorët e huaj në Durrës, filipinezët dhe indianët më seriozët në punë

Punëtorët e huaj në Durrës, filipinezët dhe indianët më seriozët në punë

April 2, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: S’ka informacion për kërcënim real

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: S’ka informacion për kërcënim real

April 2, 2026
Ministri i Mbrojtjes flet për rrezikun nga Irani: Shqiptarët duhet të jenë të qetë! Siguria garantohet nga NATO dhe…

Ministri i Mbrojtjes flet për rrezikun nga Irani: Shqiptarët duhet të jenë të qetë! Siguria garantohet nga NATO dhe…

April 2, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

“Të mblidhet Këshilli i Sigurisë!”, Hoxha replikon me opozitën: S’ka vend për shqetësim! Njoftimi i SHBA është për..

April 2, 2026
Nafta rritet me rreth 7% pas fjalimit të Trump! Frikë për përshkallëzim të konfliktit…

Nafta rritet me rreth 7% pas fjalimit të Trump! Frikë për përshkallëzim të konfliktit…

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In