• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Doomsday Clock, ora që llogarit fundin e botës

by A R
26/01/2017 22:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Quhet Doomsday Clock dhe është simbol i afrimit të botës me zhdukjen e saj, dhe ka qënë shumë afër mesnatës vetëm në një rast. Ora supozohet të parashikojë apokalipsin.Vetëm në 1953 ajo ishte shumë afër mesnatës, kur Amerika prodhoi bombën e hidrogjenit. Në këtë kohë thonë shkencëtarët koha u vendos 2 minuta para mesnatës.

Ndërsa më larg se mesnata ka qënë në 1991, afërsisht 17 minuta, kohë që përkonte me deklarimin e fundit të Luftës së Ftohtë mes Rusisë dhe SHBA duke hequr armët bërthamore.

Që nga 2015 ora ka qënë tre minuta nga mesnata, por me presidencën e Donald Trump, ndryshimet klimaterike dhe rritja e kërcënimit në botë, përfshi dhe terrorizmin, shkencëtarët e Bulletin of the Atomimc Scientists thonë se ora mund të lëvizë sërish këtë të enjte dhe të shkojë 2 minuta nga mesnata.

Muajin e kaluar në një deklaratë shkencëtarët thanë: “Tensionet mes SHB-ve dhe Rusisë që mbeten në nivele që të kujtojnë Luftën e Ftohtë, rreziku i ndryshimeve klimaterike, dhe shqetësimi për armët bërthanmore, përfshi edhe testin e fundit nuklear të bërë nga Korea e Veriut, mbeten faktor ndikues në vendimin për ndonjë çrregullim që mund të bëhet ndaj Doomsday Clock”.

Ja një historik i Doomsday Clock, ora që u krijua në 1947 nga ekspertët e Bulletin of the Atomic Scientists, dhe çfarë ka thënë:

1947– u vendos ora me 7 minuta nga mesnata

1949
– 3 minuta nga mesnata. Bashkimi Sovjetik testoi bombën e parë atomike duke nisur zyrtarisht garën e armëve bërthamore

1953- 2 minuta nga mesnata. SHBA dhe BRSS testuan pajisjet termonukleare, 9 muaj nga njëri tjetri.

1960– 7 minuta nga mesnata. SHBA dhe BRSS ranë dakord që të firmosnin një marrëveshje për të mos përdorur armë bërthamore në vendet në konflikt, siç ishte ajo e kanalit të Suezit.

1963- 12 minuta nga mesnata. SHBA dhe BRSS firmosën marrëveshjen për dënimin pjesërisht të testeve, që do të thoshte kufizimi i testeve bërthamore në atmosferë.

1968– 7 minuta nga mesnata. Ishte koha kur SHBA intensifikoi luftën në Vietnam.

1991- 17 minuta nga mesnata. SHBA dhe BRSS firmosën Marrëveshjen e parë Strategjike për Reduktimin e armëve bërthamore, dhe kjo është koha më e madhe e vendosur ndonjëherë./ Top Channel

Next Post
Shërbimet publike, Harito: Brenda vitit hapen dy qendra të integruara

Harito mbështet votimin online: U jep mundësi edhe emigrantëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In