Donika Kadaj Bujupi është deputetja e radhës nga Lëvizja Vetëvendosje që ka hequr dorë nga të gjitha pozitat në kryesinë e VV-së.
Indeksonline mëson se deputetja në fjalë ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në Lëvizjen Vetëvendosje duke mbetur vetëm anëtare e thjeshtë.
Fillimisht ishte menduar se Kadaj do të jetë krah liderit të padiskutuar siç e quante ajo, Albin Kurtin, por gjërat ndryshuan pas mbledhjeve që kishte kjo parti.
Bashkë me të kanë dhënë dorëheqje edhe Dukagjin Gorani dhe Dardan Molliqaj. Kadaj-Bujupi e kishte braktisur më herët mbledhjen e të hënës me arsyetimin se ka disa obligime për të kryer.
a.ç