Koronavirusi ka mbyllur të gjithë shkollat e vendit, por mësimi online vazhdon. Ndërkohë, Ministria e Arsimit ka krijuar një tjetër platformë mësimdhënie mbi kodimin, të cilët studentët mund ta mësojnë në kushte shtëpie.
Platforma kursori.org është në dispozicion pa pagesë dhe aty gjenden tre kurse për zhvillimin e ëeb aplikacioneve apo integrimin e produkteve softëerike.
Siç informon ministrja Besa Shahini, kjo platformë është krijuar nga Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS) dhe Open Data Kosovo (ODK) me financim nga BE.
Me anë të këtyre kurseve, nxënësit dhe studentët njihen me teknologji dhe trende të reja të fushës së IT-së, ndërkohë që pajisja me njohuri teknologjike lehtëson aksesin në tregun e punës dhe plotësimin e kërkesave të punëdhënësve.
Kurset që mund të aksesohen janë:
1- Dizajnimi, Analizimi dhe Integrimi i bazës së të dhënave në web,
2- Zhvillimi praktik i aplikacioneve te bazuara në web,
3- Integrimi i produkteve softëerike të përshkallëzuara.











