Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, ka fajësuar ndalimin e armëve për përmasat e masakrës në Paris. Ai është shprehur se do të kishte më pak të vdekur nëse njerëzit do të mbanin arm.
“Atje (në Francë) janë më të ashpra për mbajtjen e armëve. Askush nuk kishte armë, përveç sulmuesve. Thoni çfarë të doni, por nëse njerëzit do të kishin armë, atëherë situata do të kishte qenë shumë më ndryshe”, tha Trump.