Donald Trump nuk i duhet të bëhet president për të ndërtuar “murin e ri”, transmeton koha.net.
Kandidati Republikan planifikon që të ndërtojë një muri me Meksikën (madje ta detyroj këtë shtet të paguajë për të), ka deklaruar ai gjatë kampanjës presidenciale.
Artisti i rrugës në Los Angelos Plastic Jesus, i dha një muri tjetër Trumpit, duke e murosur emrin e tij të shënuar në Rrugën e Famës.
Në ueb faqen e kampanjës së Trump ka shkruar se “ka shumë mënyra se si mund të detyrohet Meksika ta ndërtoj këtë muri”, e që kjo gjë do ti kushtonte atyre nga 5 deri 10 miliardë dollarë.
Artisti i lindur në Britaninë e Bashkuar por që jeton në SHBA, për ta kundërshtuar këtë, ka ndërtuar një muri të vogël rreth emrin të tij të shkruar në Rrugën e Famës, e që ka bërë bujë në internet, referon Koha. (b.an)