Presidenti i SHBA Donald Trump ka folur nga Shtëpia e Bardhë pas nënshkrimit të marrëveshjes historike për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.
Trump konfirmoi se Kosova do të vendosë raporte me Izraelin, ndërsa shtoi se së afërmi do të vizitojë këta shtete.
Në fjalën e tij Trump përmendi vështirësinë e këtij procesi, si dhe ishte krenar për arritjen e marrëveshjes po ashtu dhe për të dy liderët e vendit.
“Jam i kënaqur t’ju njoftoj se Kosova dhe Serbia janë dakordësuar për normalizim marrëdhëniesh, pas një historie tragjike. Administrata ime është përqendruar tek ekonomia, tek rritja ekonomike, bashkëpunimi në çështje ekonomike. Serbia dhe Kosova kanë njerëz të shkëlqyer në Amerikë dhe është gjë e mirë. Kosova dhe Izraeli kanë vendosur të normalizojnë marrëdhëniet diplomatike.
Serbia ka vendosur të hapë zyrë tregtare në Jeruzalem e ky është hap shumë i madh përpara. Ka pasur guxim të madh nga dy liderët që të punojnë mbi këto tema, për të finalizuar temat e tyre me rëndësi. Mezi pres të shkoj tek dy vendet në të ardhme jo të largët. Jemi krenarë për këta dy liderë, është vërtetë historike”, është shprehur Donald Trump.
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) September 4, 2020
Ndërkohë Trump ka bërë dhe një postim të dytë në Facebook:
Urime Presidentit serb Vucic dhe Kryeministrit të kosovës Avdullah Hoti të Kosovës për angazhimin dhe normalizimin ekonomik!
Ky është një hap i madh përpara për të sjellë prosperitet dhe paqe në Ballkan dhe në botë.
Jam krenar që i kam ndihmuar këta udhëheqës!
/e.rr











