• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Donald Trump, magjistari mashtrimit… ja disa nga “xhevahiret” e tij

by Java News
23/02/2016 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duhet pranuar! Donald Trump po rezulton të jetë një kockë e fortë. Si mund të shpjegohet ndryshe se deklaratat e tij vijnë deri në Shqipërinë e largët, ndërsa për kandidatë të tjerë, jo vetëm që nuk flitet, por madje gjysmën prej tyre njerëzit su dinë as emrat.

Në lëmin e arsyeve të “fenomenit” Trump, njëra është mjaft e rëndësishme. Trump “di” të prodhojë skandale. Dhe mënyra më e thjeshtë për t’i prodhuar ato është duke Gënjyer!

Në këtë kontekst po ju paraqesim, statistikisht, një tabelë që tregon raportin e miliarderit me të vërtetën e verifikueshme.

Capture

39% e deklaratave të Trump janë false dhe… një 19 % tjetër, i përket disa pretendimeve që “të djegin trurin”

Kështu që le të nisim me disa nga këto “perlat” që kanë dalë nga goja e Trump dhe që nuk kanë lidhje me realitetin.

  1. “Mos i besoni ato mashtrimet, kur dëgjoni se niveli i papunësisë është 5%. Në fakt numri është me shumë mundësi 28, 29, madje 35%. Dhe të them të drejtën, kam dëgjuar këto kohët e fundit se është 42%”.

-Në fakt këtu Trump mer flakë kot sepse shifrat dhe statistikat tregojnë se në SHBA, në janar të këtij viti niveli i papunësisë është 4.9%, në nivelin më të ulët që nga viti 2008, kohë që daton me krizën globale financiare.

  1. “Video e parë e Trump, dedikuar fushatës së tij elektorale tregon disa pamje të emigrantëve meksikanë që po kalojnë kufirin jugor të shtetit amerikan”

-Problemi nuk qëndron në faktin se pamjet janë shpikje… por se emigrantët “meksikanë” që dalin në ktë video, jo vetëm që nuk janë “muchachos”, por edhe videoregjistrimi ka ndodhur në në Marok… dhe herën e fundit që kemi kontrolluar hartën, rezulton se Maroku nuk është në Amerikë.

Ja dhe provat:

Capture1
                                          artikulli i gazetes italiane, i vitit 2014…..ne Marok

 

  1. “Pas ngjarjeve tragjike në Paris, ku humbën jetën 103 persona, Trump tha: Presidenti Obama do të sjellë në SHBA rreth 250 mijë sirianë”

-E vërteta është se SHBA ka ndërmend të marrë rreth 75 mijë emigrantë dhe deri në vitin 2017, ky numër mund të shkojë në rreth 100 mijë. Madje, në një sqarim që ka kërkuar PolitiFact nga Shtëpia e Bardhë, thuhet se këtu nuk bëhet fjalë për refugjatë sirianë, por për të gjithë refugjatët në total. Shifra 250 mijë është në fakt një numër që tregon sasinë e refugjatëve sirianë që e gjithë bota e marrë së bashku, do të presë në shtetet respektive.

“Trump tregon se di statistika kur shkruan : Rreth 81% e vrasjeve të personave të racës kaukaziane, janë vrarë nga afro- amerikanët….”  

-E teksa Trump e ilustron me foto dhe numra dijen e tij për statistikën me një “gangster getoje” , rezulton që të gjitha shifrat që ka dhënë ai, janë plotësisht të pasakta dhe pa lidhje me realitetin. Sipas numrave të FBI-së, të paktën për vrasjet e kaukazianëve të kryer nga dora e afro- amerikanëve, rezulton se Trump ka mashtruar… rreth 5.4 herë. Pra vrasjet e këtij “formati” janë në nivelin 15 % dhe jo 81%. Në fakt, nëse marrim seriozisht FBI-në, del se vrasjet e bëra nga dora e të bardhëve përkundrejt të bardhëve, Trump i ka “ulur” rreth 6 herë.

  1. “Kujtimet e Donaldit për ngjarjen tragjike të 11 shtatorit 2001: E pashë në televizion… unë e di që nuk duan të flasin të tilla gjëra, por unë kam parë se kishte njerëz në Neë Jersey që po shihnin rënien e kullave, një popullsi e madhe arabe… ata po shihnin dhe po gëzoheshin kur kullat ranë në tokë”

-Edhe një herë Politifact nisi investigimet e saj dhe hapi të gjitha faqet e mundshme të gazetave… por nuk rezulton asnjë popullsi në Neë Jersey, të Neë York-ut, që të ketë qenë duke u hedhur përpjetë nga gëzimi kur ndodhi ngjarja tragjike, ku mijëra vetë vdiqën. Mbase Trump ka parë në televizor kur kanë festuar “çunat” palestinezë… sepse ka plot video për këta të fundit në palestinë dhe kudo ku ka patur al-kaeda.

5.“Në garë me atë që është thënë ose është shkruajtur, Trump bërtet: Nuk e kam thënë asnjëherë që Marco Rubio është senatori privat i Mark Zuckerberg-ut”

OK! Mbase Trump mund të mos ta ketë thënë me gojë këtë gjë për njërin ndër rivalët e tij kryesor në garën për nominimin republikan për president… por problemi është, që faqja e tij zyrtare në internet… e ka “pak” si të shkruar e zezë mbi të bardhë.

Ja dhe një pamje që e vërteton, e marrë nga faqja e Donaldit.

 Capture

  1. “Kur Trump godet kundërshtarin e krahut tjetër, Bernie Sanders dhe thotë: Ky komunist do t’ju taksojë juve, o popull, në nivelin 90%.”

Po! Trump e ka quajtur komunist Bernie Sanders-in, një term mjaft i rënë në SHBA, me të cilin mund të të atashojnë. Problemi i Trump edhe kësaj here është se “komunistët” si Bernie Sanders kanë për qëllim të taksojnë progresivisht bizneset dhe korporatat e mëdha… jo njerëzit dhe popullin! Por kjo mbase ngaqë Donald Trump e konsideron veten si ”popull”, apo jo…?!

  1. “Kur Trump, në garën e parë për nominimet në Ioëa do të thoshte: Qeveria meksikane po sjell kriminelët e vet më të këqinj si emigrantë në SHBA”

-Kur u pyet se çfarë të dhënash konkrete ka për këtë akuzë të fortë për një shtet fshqinj, Trump zbuloi disa biseda që kishte bërë me nja dy punonjës të patrullimit të kufirit… ata i kishin thënë se “liderët e vendit tonë janë budallenj dhe se ata të qeverisë meksikane janë më të mençur e më të mprehtë se politikanët e qeverisë së SHBA-së, pasi sjellin në amerikë kriminelë, me qëllim që të mos paguajnë për to, por të lënë vendin e budallenjve(SHBA-së) që të meren me ta.”

Kjo ishte biseda që kishte bërë Trump…. ju duket e besueshme juve?!

  1. “Edhe një herë Trump në statistika kur thotë: Numri i emigrantëve ilegalë në SHBA është rreth 30 milion… madje madje, mund të jetë edhe 34 milion”

-Drejt e tek faktet! Sipas Departamentit Amerikan të Mbrojtjes së Territorit, numri emigrantëve ilegalë është rreth 11.4 mln, shifër kjo e 2012. Sipas Peë Research Center, që bën statistika vjetore, rezulton se shifra është rreth 11.3 mln ndërsa për Qendrën Amerikane të Emigrantëve është rreth 11 milion. Por askush nga këta isntitute serioze nuk ka folur ndonjëherë për një shifër prej rreth 30 milionësh…ose siç deklaronte Trump pas vizitës së tij në kufirin jugor me Meksikën… se “mund të jenë edhe 34 milion emigrantë të paligjshëm”.

  1. “Në vitin e largët 2011, kur Trump thoshte për Obamën: S’dihet se nga ka ardhur Presidenti ynë. Ka dalë nga hiçi! Madje, do shkoj një hap më tutje… ju them se personat që kanë qenë në një shkollë me të, nuk e kanë parë ndonjëherë atë, ata se dinë kush është ai. Kjo është çmenduri!”

-Kjo deklaratë e viti 2011 ka rëndësi dhe është një mjaft paradoksal kur i kthehesh në kohë, sepse para se Trump të thoshte këtë gënjeshtër, ai kishte thënë se kishte ndërmend të garonte për President të Amerikës… por në atë kohë askush nuk mori seriozisht këtë deklaratë por tjetrën, se Obamën nuk e njeh askush… një fakt i kollajtë për tu hedhur poshtë, pasi ka plot shokë e shoqe të klasës së Obamës, të cilëve u kujtohet shumë mirë ai.

Një të vërtetë të pakundërshtueshme ka thënë Donald Trump gjatë gjithë kësaj kohe

 “ Putin është një lider i fortë. Cfarë mund të them, se ai është një lider i dobët? Mesa di unë, është bërë një sondazh nga amerikanët, që tregon se në Rusi ai ka një nivel pëlqimi prej 80%”

– Dhe realisht, kjo është një e dhënë e vërtetueshme, sepse është bërë një sondazh nga një kompani amerikane, e cila ka treguar se niveli i pëlqyeshmërisë së Presidentit Putin nga rusët, është në nivelin 80%. KJO ËSHTË E VËRTETA E VETME E PAKUNDËRSHTUESHME, e dalë nga goja e Trump.

Next Post

Shkodër/ Bllokohet kamioni me dru, 5 mln lekë gjobë drejtuesit të mjetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Homeland Justice” pretendon sulm kibernetik, reagojnë Prokuroria e Përgjithshme dhe GJL

“Homeland Justice” pretendon sulm kibernetik, reagojnë Prokuroria e Përgjithshme dhe GJL

March 31, 2026
Italia ndalon zbarkimin e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën ajrore Signorella

Italia ndalon zbarkimin e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën ajrore Signorella

March 31, 2026

“E kam seriozisht. Do t’i shkoj deri në fund”, u ofrua si kandidat për Tiranën, reagon sërish Braçe

March 31, 2026
Zagrebi anulon samitin e Brdo-Brijunit. Milanoviç: S’janë kushtet që Vuçiç të vizitojë Kroacinë

Zagrebi anulon samitin e Brdo-Brijunit. Milanoviç: S’janë kushtet që Vuçiç të vizitojë Kroacinë

March 31, 2026
“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh më 3 prill në Tiranë kryebashkiakët e vendit

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh më 3 prill në Tiranë kryebashkiakët e vendit

March 31, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

Beqaj mund të dalë nga qelia? GJKKO vendos të shtyjë shqyrtimin

March 31, 2026
Berisha sulmon E-Albanian: Është kthyer si posta e Hazirit…

Berisha sulmon E-Albanian: Është kthyer si posta e Hazirit…

March 31, 2026
Hyri me forcë në banesën e 31-vjeçares dhe e dhunoi, arrestohet autori

Hyri me forcë në banesën e 31-vjeçares dhe e dhunoi, arrestohet autori

March 31, 2026
Lufta me Iranin ndryshon çmimet e plehrave, kostot e ushqimit drejt rritjes së pashmangshme

Lufta me Iranin ndryshon çmimet e plehrave, kostot e ushqimit drejt rritjes së pashmangshme

March 31, 2026
Legalizime për vota në zgjedhjet e 2019-ës, GJKKO liron ish-zyrtarin e kadastrës

Legalizime për vota në zgjedhjet e 2019-ës, GJKKO liron ish-zyrtarin e kadastrës

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In