Pak ditë më parë, “i forti” i Durrësit, Lul Berisha, u lirua nga burgu me kusht, pasi sipas gjykatës vuante nga një sëmundje e pashërueshme.
Lirimi i tij ka sjellë reeagimin e ashpër të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu.
Ai ka folur sot për këtë vendim të gjykatës, duke e cilësuar si të papranueshëm.
“Lirimi i Lulzim Berishës është bërë për shkaqe të panjohura. Dua t’u them gjykatave të korruptuara se ky vendim është i papranueshëm”, ka thënë ambasadori Donald Lu.
Keto deklarata Donald Lu i beri gjate nje aktiviteti te mbajtur me disa perfaqesues te OJF-ve ne vend.