• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Donald Lu krah Veliajt, dhurojnë 60 shtëpi të reja për komunitetin rom në Lanabregas

by Java News
31/12/2017 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ambasadori amerikan, Donald Lu, e kanë mbyllur vitin së bashku në Lanabregas, aty ku Bashkia e Tiranës ka ndërtuar 60 banesa të reja për 60 familjet rome, që u prekën nga projekti i rehabilitimit të Lumit Tirana. Banesat e reja erdhën si një dhuratë për këto familje, të cilat mbrëmjen e Vitit të Ri do mund ta kalojnë në një shtëpi të ngrohtë.

 Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe UNDP-në, përfundoi ndërtimin e 60 banesave pranë ish-repartit ushtarak në Lanabregas, të cilat sot, në ditën e fundit të vitit, u janë dhuruar 60 familjeve të komunitetit rom. Veç kryebashkiakut Veliaj dhe ambasadorit Lu, të pranishëm ishin edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Koordinatori i Përhershëm i OKB-së në Shqipëri, Brian J. Ëilliams.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh i kënaqur që ky projekt përfundoi brenda një kohe të shkurtër, ndërsa falenderoi të gjithë ata që kontribuuan që edhe këto familje ta kalonin Vitin e Ri në një strehë të re. “Jam shumë i lumtur sot, që pas një pune të gjatë dhe fantastike nga të gjithë kolegët, kemi bërë zhvendosjen e komunitetit rom nga situata e vështirë te Bregu i Lumit, në një banesë shumë dinjitoze në Lanabregas”, tha Veliaj. Ai theksoi se ndërtimi i këtyre shtëpive është një premtim i mbajtur, e shtoi se ajo që mbetet sfidë për të gjitha institucionet është integrimi i tyre.

“Për ne është jetike që ta mbajmë fjalën. E kishim premtuar që Viti i Ri do t’i gjente këto familje në shtëpi të reja. Është e rëndësishme që komuniteti të mos ndihet si mish i huaj, por të përqafohet nga të gjithë fqinjët. Besoj se kemi nevojë për këtë lloj integrimi”, tha Veliaj. Ai u shpreh se standardi i vendosur në ndërtimin e këtyre banesave në Lanabregas do të ndiqet edhe në projektet e tjera sociale të Bashkisë Tiranë, siç është edhe ai i banesave në Shkozë.

“Ka qenë një operacion i vështirë, por besoj ka vendosur një standard. Siç këto familje hynë në banesat e reja në Lanabregas, ashtu edhe komuniteti i Shkozës, do të jetojë në një realitet tjetër. Në fillim të janarit do të jemi aty për ta uruar edhe atë komunitet, ndonëse kanë filluar të hyjnë në shtëpitë e reja. Kështu që, çfarë ishin punë të vjetra i mbyllëm këtë vit. Mezi pres që të mbajmë fjalën për të gjitha premtimet e 2018-ës dhe të bëjmë akoma më shumë punë të mbara për të treguar që ky është një qytet, ku suksesi nuk varet nga ngjyra e lëkurës, nga mbiemri apo nga partia politike, por varet nga talenti dhe bashkëpunimi që kemi me gjithsecilin”, vijoi Veliaj.

Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu falenderoi Bashkinë e Tiranës dhe gjitha institucionet e tjera që mundën të ralizojnë këtë projekt që i jep zgjidhje problemit të një prej komuniteteve më të vuajtura në vend. “Kjo është një ditë e gëzueshme. Komuniteti nga Bregu i Lumit ka pasur kushtet më të vështira të jetesës në Shqipëri. Ata kanë bërë një rrugë të gjatë për të mbërritur në këto shtëpi. Shprehim lëvdatat tona për Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Financës, OSSHE, komunitetin e Lanabregasit dhe Shkozës, veçanërisht për imamin, kryeplakun, OKB, BE-në, OSBE-në, OJQ-të rome, por mbi të gjitha për këtë komunitet të guximshëm rom. Urime për shtëpitë tuaj të reja”, u shpreh ambasadori i SHBA-së, Donald Lu.

Koordinatori i Përhershëm i OKB-së në Shqipëri, Brian J. Ëilliams theksoi se ky model përkujdesje ndaj komunitetit rom duhet të ndiqet nga të gjitha bashkitë e tjera. “Është e mrekullueshme të shohësh para fundit të vitit, 60 shtëpi të reja për familjet rome. Urime bashkisë, është rëndësishme të dimë se ata paguan për 80% të kësaj. UNDP-ja është shumë krenare të bashkëpunojë me Bashkimin Europian për të bërë ndihmuar me çfarë të mundet. Do të dëshironim të shikonim të gjitha bashkitë që të kujdeseshin për njerëzit e tyre në këtë mënyrë. Shqipëria nuk është një vend i pasur dhe me shtëpi me kushte moderne për të gjithë, ndaj duhet të ketë shtëpi sociale të disponueshme për çdokënd dhe është fantastike të shikosh lidershipin e Tiranës këtu”, tha Ëilliams.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu theksoi se kësaj lagjeje të re të kryeqytetit nuk do t’i mungojnë as shërbimet e tjera sociale dhe shëndetësore. “Sot është dita e fundit e vitit, por është dita e parë e një jete të re për 60 familjet e komunitetit rom të cilët janë transferuar pikërisht në këto banesa në sajë të kontributit të Bashkisë së Tiranës, të UNDP-së, të Bashkimit Europian. Unë jam shumë e kënaqur që shohim sesi bëhen realitet politikat e qeverisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për adresimin dhe integrimin e komunitetit rom dhe egjiptian, pikërisht në kuadër të strehimit, por gjithashtu pa lënë mënjanë arsimin dhe punësimin. Unë dua të them që në këto banesa, që tashmë janë ndërtuar do të kemi afër edhe ambulancën për çdo rast që mund të ketë në kuadër të kujdesit për shëndetin”, u shpreh ministrja Manastriliu.

Shtëpitë janë ndërtuar në sipërfaqe totale prej 11.699 m2 dhe janë organizuar në 15 godina të veçanta, nga të cilat 11 janë godina të reja dhe 4 të tjera janë rikonstruksion. Në total, janë ndërtuar 60 apartamente të madhësive dhe përmasave të ndryshme

Next Post
SHIFRAT/ Vijon fluksi në pikat kufitare, ja sa shqiptarë u kthyen për festat e fundvitit

SHIFRAT/ Vijon fluksi në pikat kufitare, ja sa shqiptarë u kthyen për festat e fundvitit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reagon Alban Dokushi pasi Gjykata e riktheu në detyrë si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë

Reagon Alban Dokushi pasi Gjykata e riktheu në detyrë si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë

January 20, 2026
Reanimacioni 30 minuta pa energji, gjeneratori i QSUT nuk funksionoi! Mjeku: Aparaturat me bateri, nuk u fikën

Reanimacioni 30 minuta pa energji, gjeneratori i QSUT nuk funksionoi! Mjeku: Aparaturat me bateri, nuk u fikën

January 20, 2026
Meta: Mënyra e shoqërimit të Sarkozy mbresëlënëse! Nuk kam hatërmbetje për mënyrën mafioze si Narkoshteti më rrëmbeu mua

Ndërprerja e energjisë në QSUT, Meta ironizon nga qelia: Ky është sukses i shëndetësisë falas..

January 20, 2026
4 vrasjet e 21 Janarit, flet motra e Ziver Veizit: Berisha e pranoi vetë krimin shtetëror, çfarë pret më SPAK?

15 vite nga “21 janari”, të mërkurën ceremoni përkujtimore për 4 protestuesit e vrarë

January 20, 2026
Lavrov: Rusia nuk është e pastër, nuk kemi turp të tregojmë se kush jemi

Lavrov mohon çdo lidhje me Groenlandën: Rusia nuk ka të bëjë fare, nuk ka prova për pushtim

January 20, 2026
Ukraina ndryshon strategjinë e mbrojtjes ajrore përballë sulmeve të reja ruse

Ukraina ndryshon strategjinë e mbrojtjes ajrore përballë sulmeve të reja ruse

January 20, 2026
Arrestimi i gjyqtares Enkeleda Hoxha, Xhixho: Roli i SPAK për t’u vlerësuar

“Tregje me ushqime te pasigurta!” Xhixho: Siguria ushqimore pengon për në BE

January 20, 2026
“Zonja Kos, mos u bëj bozë”, Flamur Noka i bashkohet kritikave në kor të PD kundër Komisioneres së Zgjerimit të BE

Noka pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit: Nga 30 ditë, na përjashtuan deri në Mars!

January 20, 2026
Kryenegociatorja e re jep porositë e para për stafin: Besimi që na është dhënë është i veçantë

Shqipëria drejt BE/ Kryenogociatorja Dhuka: Ligj të ri për donacionet dhe sponsorizimet!

January 20, 2026
Aksident tragjik në Thumanë, humb jetën këmbësori 36-vjeçar

Java e kontrolleve: 6 të arrestuar për alkool dhe dhjetëra makina merren me karrotrec në Tiranë

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In