• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Donald Lu erdhi me një dosje”, Berisha: Çfarë më tregoi në zyrë ambasadori amerikan

by A R
05/08/2021 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk mund të bllokojë hyrjen e tij në Parlament, pavarësisht thirrjeve të ambasadores amerikane, Yuri Kim.

“Kam diskutuar me Bashën. Ai më ka njoftuar se në mënyrë të përsëritur i ka kërkuar ambasadores së SHBA të paraqesë një provë, një fakt, një dokument, publikisht, privatisht, si të dëshirojë. Zonja është përgjigjur “i kemi, por nuk mund t’i paraqesim”. Në këtë mënyrë mund të shkatërrosh çdo opozitës. Zoti Basha dhe asnjë kryetar partie nuk mund të bllokojë hyrjen në Parlament të deputetit të votuar nga zgjedhësit shqiptarë”, tha Berisha.

Më tej, ish-kryeministri zbuloi edhe një bisedë me paraardhësin e ambasadores Yuri Kim, ambasadorin Donald Lu, lidhur me akuzat se PD ka marrë fonde ruse. Berisha tha se ambasadori Lu i kishte shkuar në zyrë me një dosje, për t’i provuar se Basha kishte pranuar financime ruse, por sipas ish-kryeministrit, në dosje kishte vetëm shkrime të një gazete të financuar nga George Soros.

“PD, jo nga Sali Berisha, u akuzua zyrtarisht se ka marrë fonde ruse. Ju kujtoj këtu se paraardhësi i kësaj zonjës më erdhi me një dosje në zyrë, në të cilën donte të më provonte se Lulzim Basha kishte pranuar financime ruse. Çfarë kishte dosja? Dosja kishte shkrimet dhe akte burokratike, por shkrimet në radhë të parë, të gazetës së sponsorizuar nga Soros. Unë i thashë aty për aty se kjo është gazeta e Soros. Jo vetëm që ato ishin dokumente që nuk provonin asgjë, përveç trillime të një gazetari, por u thoshte deputetëve të PD shkoni te Berixsha, se i keni dhënë dokumentet që faktojnë se kryetari ka marrë financime nga rusët. Kur ata vinin tek unë dhe unë ju tregoja dokumentet, ata ngelnin pa mend. Rasti Kavaleci. U shpërndanë dokumente në media për të akuzuar Lulzim Bashën për anulim, por anulimi nuk kishte ndodhur me kërkesë të Bashës. Basha u telefonua nga Merkel për rolin që luajti, sepse të gjithë e panë se po bëhej një përpjekje për të kapur drejtësinë.

Zgjedhjet e 25 prillit ishin më të padenjat, me praktikat e patronazhistëve. Praktika e patronazhistëve është praktikë e skllevërve. Këtë praktikë e vendosi Enver Hoxha. Pyesni se çfarë bënin patronazhistët gjatë diktaturës. Këtu ka një mbvështet të hapur të qeverisë, që e ka përdorur për të instaluar narkoshtetin, për kapjen e shtetit në të gjitha nivelet”, deklaroi ish-kryeministri Berisha.

/a.r

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Gusht 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

March 2, 2026
Ligji i rishikuar i Tregtisë së Jashtme të Kinës, një kornizë e unifikuar për hapje, siguri dhe përafrim me standardet ndërkombëtare

Ligji i rishikuar i Tregtisë së Jashtme të Kinës, një kornizë e unifikuar për hapje, siguri dhe përafrim me standardet ndërkombëtare

March 2, 2026
Rama mbledh nesër Kryesinë e PS pas ndryshimeve në qeveri, çfarë pritet të diskutohet

Rama mbledh nesër Kryesinë e PS pas ndryshimeve në qeveri, çfarë pritet të diskutohet

March 2, 2026
SHBA nuk përjashton vendosjen e trupave amerikane në Iran

SHBA nuk përjashton vendosjen e trupave amerikane në Iran

March 2, 2026
Frikë për shtrenjtimin e naftës, ekspertët: Situata në Lindjen e Mesme mund të ndikojë  në Shqipëri

Frikë për shtrenjtimin e naftës, ekspertët: Situata në Lindjen e Mesme mund të ndikojë në Shqipëri

March 2, 2026
Lufta, “kapërcen” çmimi i naftës, ndikim nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit dhe goditja e rafinerive në Gjirin Persik

Lufta, “kapërcen” çmimi i naftës, ndikim nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit dhe goditja e rafinerive në Gjirin Persik

March 2, 2026
Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, ARRSH: Rruga alternative do të hapet nesër në orën 12:00, kalimi për të gjitha mjetet

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, ARRSH: Rruga alternative do të hapet nesër në orën 12:00, kalimi për të gjitha mjetet

March 2, 2026
Me ftesë nga Kryepiskopi Elpidofor, Kryepiskopi Joan vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Me ftesë nga Kryepiskopi Elpidofor, Kryepiskopi Joan vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

March 2, 2026
Nuk i deklaruan në kufi, sekuestrohen 25 mijë euro në Kakavijë! Procedohen 2 shtetas

Nuk i deklaruan në kufi, sekuestrohen 25 mijë euro në Kakavijë! Procedohen 2 shtetas

March 2, 2026
Sulmi i koordinuar SHBA-Izrael, humb jetën gruaja e Khameneit

Sulmi i koordinuar SHBA-Izrael, humb jetën gruaja e Khameneit

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In