Teksa diskutohej për komunistët dhe nacionalistët, studiuesi Auron Tare tha sonte në “Opinion” në Tv Klan se një major amerikan i quajtur Hudson i kishte folur në intervistë për Enver Hoxhën.
Sipas majorit, tregon Tare, Enver Hoxha ishte dominues ndaj të gjithë liderëve të tjerë me të cilët Amerika kishte pasur marrëdhënie në atë periudhë.
“Në një intervistë që i kam bërë unë këtij majorit Hudson, që ishte i vetmi nga amerikanët që e kishte njohur Enver Hoxha, e pyeta për Enver Hoxhën, “shiko më tha, ai ishte totalisht anti-komunist dhe tha kur ai fliste, dominonte gjithë të tjerët”.
Ai i dominonte të gjithë liderët e tjerë me të cilët kishim marrëdhënie tha. Anglezët nuk e donin, e tallnin, e quanin “Goldilock”, e ke parasysh ajo me bishtalecat kështu. Një officer i tillë amerikan që kishte angazhimet e tij këtu e thotë këtë, që ai i dominonte të gjithë”, u shpreh Tare.
/a.r