• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Dollari arrin nivelin më të lartë në 16 muaj/ Leku rifiton terrenin që humbi në tetor ndaj Euros

by Java News
18/11/2021 07:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Leku u forcua në kursin e këmbimit valutor ndaj Euros për të nëntën ditë radhazi, duke rifituar pjesën më të madhe të terrenit që kishte humbur në gjysmën e dytë të tetorit. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të mërkurën me 121.71 lekë. Që nga data 4 nëntor, kur nis rënien, Euro ka humbur 1.16 pikë në kursin e këmbimit me lekun. Aktualisht, Euro ndodhet pranë niveleve të datës 20 tetor, kur pati nisur një cikël i mbiçmimit të shpejtë, i nxitur kryesisht nga kërkesa për nevoja të importit të energjisë elektrike, duke iu afruar 123 lekëve.

Por, megjithë shqetësimin për ndikimin që mund të jepte ky faktor në kursin e këmbimit valutor, për momentin ndikimi i tij është frenuar, madje leku i ka rifituar pozitat e mëparshme në më pak se një muaj.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, të pyetur nga “Monitor”, gjatë ditëve të fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të ofertës së Euros në tregun e këmbimit valutor.

Në veçanti, ka qenë një bankë tregtare që ka kryer operacione të shitjes së Euros në vlerë të madhe, me shumë të ngjarë për nevojat e klientëve të vet. Më në përgjithësi, oferta e Euros në ekonomi dhe në tregun valutor, sipas agjentëve, ngelet e bollshme. Ata shprehen se Euro mund të kthehet sërish pranë nivelit të 121 lekëve, ku ndodhej në pjesën e parë të muajit Tetor. Megjithatë, ata mendojnë se pozitat e Euros në të ardhmen e afërt mund të jenë sërish të luhatshme, të ndikuara nga vlerat e larta të importit të energjisë elektrike, por edhe nga thellimi i deficitit tregtar, për shkak të shtrenjtimit të mallrave të konsumit. Presionet e larta inflacioniste nga jashtë priten të ngelen një faktor me ndikim në bilancin e llogarisë korente dhe në kursin e këmbimit valutor.

Një faktor që mund të ndikojë në kahun e kundërt është emetimi i radhës i Eurobondit. Pritet që brenda muajit Nëntor qeveria shqiptare të realizojë emetimin e radhës në trejget ndërkombëtare, për një vlerë prej 700 milionë Eurosh. Në pjesën më të madhe ky Eurobond do të përdoret për rifinancimin e borxheve të jashtme ekzistuese. Megjithatë, një pjesë e tij, rreth 70 milionë euro, do të shkojnë për financimin e deficitit buxhetor dhe do të rrisin në një masë të vogël ofertën për valutë në tregun e brendshëm.

Ndërkohë që fiton pikë ndaj Euros, Leku vazhdon të humbasë terren ndaj Dollarit Amerikan, që të mërkurën u këmbye me 107.58 lekë, niveli më i lartë që prej korrikut të vitit të kaluar. Megjithatë, sipas ekspertëve kursi i Dollarit dhe valutave të tjera nuk ndikohet shumë nga zhvillimet në tregun e brendshëm, por thjesht reflekton kursin e këtyre valutave në tregjet ndërkombëtare dhe sidomos raportet e këmbimit të tyre me Euron. Në muajt e fundit, Dollari është forcuar kundrejt Euros, i shtyrë sidomos nga inflacioni i lartë në SHBA dhe pritshmëritë për shtrëngim të politikës monetare të Rezervës Federale. Megjithëse pesha e Dollarit në ekonominë shqiptare dhe në bilancin tregtar të vendit ka rënë ndjeshëm, tërthorazi nënçmimi i Lekut ndaj valutës amerikane mund të ndikojë ndjeshëm çmimet e mallrave jetike, si karburantet apo gruri./monitor

 

g.kosovari

Next Post
“Raketa kineze përshkroi gjithë botën”/ Paralajmërimi i gjeneralit amerikan: Ata mund të kenë aftësinë për të nisur një sulm në…

“Raketa kineze përshkroi gjithë botën”/ Paralajmërimi i gjeneralit amerikan: Ata mund të kenë aftësinë për të nisur një sulm në…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Durrës-Rrogozhinë, shoqërohet në polici shoferi

Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Durrës-Rrogozhinë, shoqërohet në polici shoferi

February 9, 2026
“100 mijë euro ose t’i publikoj videot intime”, pranga 37-vjeçarit nga Kosova që shantazhonte të renë nga Tirana

“100 mijë euro ose t’i publikoj videot intime”, pranga 37-vjeçarit nga Kosova që shantazhonte të renë nga Tirana

February 9, 2026
Sulmohet makina me para në Itali, grabitësit bllokojnë autostradën dhe hapin zjarr ndaj karabinierëve

Sulmohet makina me para në Itali, grabitësit bllokojnë autostradën dhe hapin zjarr ndaj karabinierëve

February 9, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

Vendimi i GJK për Ballukun, Rama tregon vendimet e grupit: Do ndërhyjmë në legjislacion. SPAK të vijojë i qetë hetimet…

February 9, 2026
“Jemi para një epoke të re!” Europa me “sytë” nga armët bërthamore: Ka ardhur koha

“Jemi para një epoke të re!” Europa me “sytë” nga armët bërthamore: Ka ardhur koha

February 9, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Në rrethinat e një grushti

February 9, 2026
Këndoi në spanjisht në Super Bowl, Trump shpërthen ndaj Bad Bunnyt: Fyerje për madhështinë e Amerikës

Këndoi në spanjisht në Super Bowl, Trump shpërthen ndaj Bad Bunnyt: Fyerje për madhështinë e Amerikës

February 9, 2026
Gjyqi ndaj krerëve të UÇK, Prokurori: Kishin në shënjestër anëtarët e partisë në pushtet në Serbi

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK, Prokurori: Kishin në shënjestër anëtarët e partisë në pushtet në Serbi

February 9, 2026
Arrestohet Jimmy Lai, si dështoi Trump të lironte armikun numër një të Pekinit

Arrestohet Jimmy Lai, si dështoi Trump të lironte armikun numër një të Pekinit

February 9, 2026
Prokuroria kërkon 45 vite burg në total për ish-krerët e UÇK: Vranë serbë, shqiptarë dhe romë që i konsideronin armiq

Prokuroria kërkon 45 vite burg në total për ish-krerët e UÇK: Vranë serbë, shqiptarë dhe romë që i konsideronin armiq

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In