• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dollarë, doza dhe vdekje, përse heroina po përmbyt sërish SHBA

by Aalison Pearse Stevens
20/08/2016 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Legalizimi i marijuanës në Shtetet e Bashkuara ka boshatisur arkat e biznesit tradicional të trafikantëve meksikanë, por ka patur edhe një efekt “bumerang”. Trafikantët e kanë konvertuar me shpejtësi biznesin e tyre, duke nisur të dërgojnë drejt veriut lumenj heroine, këtë herë me çmim të leverdisshëm, cilësi të lartë por edhe me efekte shkatërrimtare.

Qytete të rëndësishme si Nju Jorku, St. Luis, Filadelfia, Çikago, por edhe të tjerë përbëjnë një treg të përmasave të mëdha për trafikantët. Kryesisht dominojnë ata të Sinaloas, që kanë referentët e tyre në këto qytete, të cilët kanë depërtuar në shtresën urbane duke krijuar struktura të thella kriminale.

Pasi e sjellin heroinën nga Meksika, në bashkëpunim me banda të tjera, vendase apo të huaja, e ndajnë dhe e shesin në zonat e shpërndarjes. Në maj të një viti më parë, në zonën e Bronksit, agjentët e DEA-s zbuluan një depozitë që përmbante një sasi heroine me vlerë 50 milionë dollarë.

Sasia e madhe menaxhohej nga Jose Mercedes, i njohur ndryshe si Hippie, përfaqësues i kartelit në metropolin kryesor të Shteteve të Bashkuara. Ndërsa në prill të këtij viti, Departamenti amerikan i Thesarit futi në listën e zezë vëllezërit Job dhe Ismael Donjuan Laredo, dy trafikantë të nivelit të lartë të vështirë për t’u vënë në pranga.

Dy ngjarje këto që konfirmojnë tendencën e fundit: në zonat meksikane Gerrero, Çihuahua dhe Durango trafikantët kanë vendosur të privilegjojnë heroinën dhe jo marijuanën. Dhe shifrat e tregojnë fare mirë përse: 1 gram i së parës kushton deri në 270 dollarë, ndërsa 1 gram i së dytës me zor arrin në 20.

Në të njëjtën kohë, trafikantët kanë rritur edhe cilësinë e mallit. Në pak kohë, në zona të vështira si St. Luis cilësia është ngritur nga 5 në 50 për qind pastërti. Ndërsa në Filadelfia ka arritur në 90 për qind. Kur ekspertët deklaruan pak vite më parë se, legalizimi i marijuanës do të boshatiste arkat e ekspertëve nuk kishin marrë parasysh një ligj: ligjin kërkesë-ofertë. Me pak fjalë, amerikanët kërkojnë dhe paguajnë, meksikanët ofrojnë.

Nga ana tjetër, menaxhimi i këtij biznesi, përveç fitimeve marramendëse, sjell edhe një “lum” me viktima. Rastet e larjes së hesapeve në qytetet amerikane janë të shumta dhe po aq të shumta janë dhe jetët e humbura të përdoruesve. Rastet e mbidozës në Shtetet e Bashkuara janë dyfishuar në periudhën 2004-2014, kur humbën jetën 47.005 persona, një shifër rekord në historinë e Amerikës.

Next Post
“Serbët tremben nga vizita e Ramës në Beograd, pasi Serbia mund të njohë Kosovën”

“Serbët tremben nga vizita e Ramës në Beograd, pasi Serbia mund të njohë Kosovën”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rezistenca nuk ndalet!”/ Gazment Bardhi: Ndryshimet në qeveri dhe polici erdhën nga protestat

“Rezistenca nuk ndalet!”/ Gazment Bardhi: Ndryshimet në qeveri dhe polici erdhën nga protestat

March 1, 2026
Sulmi që ndryshoi lojën, si u planifikua për muaj me radhë eliminimi i liderit suprem të Iranit

Sulmi që ndryshoi lojën, si u planifikua për muaj me radhë eliminimi i liderit suprem të Iranit

March 1, 2026
Dy banesa në Memaliaj rrezikojnë të shemben nga moti i keq e shirat, dëmtohen edhe rrugët e linjat e ujërave të zeza

Dy banesa në Memaliaj rrezikojnë të shemben nga moti i keq e shirat, dëmtohen edhe rrugët e linjat e ujërave të zeza

March 1, 2026
Del në librari “Kosova – lufta e heshtur”, diplomati Zef Mazi sjell diplomacinë e padukshme të viteve ’91-’99

Del në librari “Kosova – lufta e heshtur”, diplomati Zef Mazi sjell diplomacinë e padukshme të viteve ’91-’99

March 1, 2026
Zyra e ish-presidentit iranian përgënjeshtron lajmet e mediave: Mahmoud Ahmadinejad nuk është vrarë

Zyra e ish-presidentit iranian përgënjeshtron lajmet e mediave: Mahmoud Ahmadinejad nuk është vrarë

March 1, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Protestat e dhunshme si terapi në grup

March 1, 2026
Sulmi amerikano-izraelit ndaj Iranit, Von der Leyen: Përshkallëzimi i konfliktit është real! Duhet një tranzicion urgjent

Sulmi amerikano-izraelit ndaj Iranit, Von der Leyen: Përshkallëzimi i konfliktit është real! Duhet një tranzicion urgjent

March 1, 2026
“E papranueshme”, edhe ambasada e Gjermanisë në Shqipëri reagon pas sulmit me molotovë në ‘Vilën 31’

“E papranueshme”, edhe ambasada e Gjermanisë në Shqipëri reagon pas sulmit me molotovë në ‘Vilën 31’

March 1, 2026
Shkarkimi i Ilir Prodës, reagon Noka: Tregon panikun e Ramës! Presioni i protestave të opozitës po çmonton …

Shkarkimi i Ilir Prodës, reagon Noka: Tregon panikun e Ramës! Presioni i protestave të opozitës po çmonton …

March 1, 2026
“U vranë 48 udhëheqës iranianë me një të shtënë”, Trump: S’e beson kush suksesin e madh që arritëm!

“U vranë 48 udhëheqës iranianë me një të shtënë”, Trump: S’e beson kush suksesin e madh që arritëm!

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In