Tifozja argjentinase, i cila doli topless gjatë finales së Kupës së Botës, duket se ka shpëtuar pa u ndëshkuar në Katar.
Shikuesit vunë re se dy tifoze ”i vunë flakën” kamerave televizive gjatë ndeshjes mes Argjentinës dhe Francës.
Një person shkroi në Twitter: “E pashë, shumë e guximshme! Atë do ta arrestojnë nëse nuk tregohet e kujdesshme.”
Me kriminalizimin e lakuriqësisë publike në Katar, fansat e saj fillimisht kishin frikë për sigurinë e të resë pasi shumë menduan se ajo do të përballej me ndëshkime serioze nga policia.
Por rezulton se ajo ka arritur t’i shpëtojë çdo sanksioni, duke postuar në Instagram për të përditësuar ndjekësit e saj për vendndodhjen si dhe për të postuar më shumë video të saj nudo.
Raportet fillestare nga The Sun sugjeruan se ‘nuk kishte asnjë shenjë prej saj’ pasi u shoqërua nga stadiumi nga rojet e sigurisë.
Por mëngjesin pas heroizmit të Argjentinës, gruaja e quajtur Noe filloi të postonte video të ndryshme nga festimet e një dite më parë.
Ajo postoi gjithashtu foto nga artikujt e panumërt të lajmeve mbi lakuriqësinë e saj.
Në turne, gratë u paralajmëruan për rregullat strikte të kombit arab rreth kodit të veshjes dhe kërcënimin me burg nëse ato ligje shkeleshin.
/e.d