Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “24 maj” në Vlorë.
Burime bëjnë me dije se makina ka aksidentuar shtetasin me inicialet R.D.
Mësohet se i lënduari ka qenë nën efektin e alkoolit dhe ka dalë para makinës, ndërsa ka pësuar disa dëmtime jo të lehta në trup.
Momentalisht ai ndodhet në spital, ndërsa po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
/e.d