Policia e Lezhës ka shoqëruar në polici qytetarin që denoncoi se ka marrë 20 mijë lekë për katër vota të familjes së tij.
Përmes një video që fillimisht u publikua medait dhe më pas u bë virale, qytetari pretendonte se votat ishin blerë për PS dhe lekët u ishin shpërndarë me furgona policie.
“Menjëherë pas shfaqjeve të pamjeve filmike në rrjete sociale të një qytetari nga Lezha, i cili ka deklaruar se “ka marrë para në këmbim të votës dhe se këto para i ka marrë nga policia”, por pa specifikuar personat dhe vendin ku i ka marrë këto para, forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë bërë shoqërimin në polici të shtetasit G.P” njoftoi policia.
/a.r