• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Doli kundër Trump/ Ish-zyrtari i lartë: Më shkarkuan se isha kundër hidroksilklorinës, u thashë se …

by Java News
23/04/2020 08:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-drejtori i një agjencie të rëndësishme amerikane, e ngarkuar me zhvillimin e ilaçeve për të luftuar pandeminë e koronavirusit, tha të mërkurën tha se ai u pushua nga detyra pasi kishte bërë thirrje për verifikim të kujdesshëm të një mjekimi të reklamuar shpesh nga Presidenti Donald Trump.

Rick Bright tha në një deklaratë se ai ishte zëvendësuar në pozitën e drejtorit të Autoritetit për Kërkime e Zhvillim të Avancuar në Biomjekësi (BARDA) dhe se ishte caktuar në një tjetër detyrë pasi ai u kishte rezistuar përpjekjeve për të nxitur përdorimin e hidroksilklorinën dhe klorokinës si kurë për COVID-19.

“Ndërsa jam i përgatitur të shoh të gjitha mundësitë e të mendoj me një qasje të re për trajtime efektive, u rezistova me të drejtë përpjekjeve për t’i ofruar një ilaç të paprovuar publikut amerikan” tha Bright në një deklaratë, që u publikua nga media të shumta amerikane ditën e mërkurë.

Bright tha se qeveria amerikane i ka reklamuar ilaçet si një “zgjidhje për sëmundjen” edhe pse “qartësisht nuk ka prova shkencore” për to.

f0c3fee1-0095-4c1d-a05b-1057bd8a9990_w1023_r1_s

Bright është lidhur me një firmë juridike, “Katz, Marshall & Banks”, e njohur për përfaqësimin e atyre që njihen si sinjalizues. (Termi “sinjalizues” nënkupton çdo person, i cili kallëzon apo zbulon informacione në lidhje me shkelje të ndryshme).

Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Humane, që mbikëqyr “BARDA-n”, tha të martën se Bright ishte caktuar javën e kaluar në një detyrë tjetër, në një institucion të parneritetit publik-privat në varësi të Institutin Kombëtar të Shëndetësisë.

Zyrtarët e BARDA-s nuk iu përgjigjën një kërkese për koment të mërkurën. Bright, një ekspert për vaksinat dhe terapitë, u emërua si drejtor i BARDA-s në 2016-n përpara se Trump të merrte detyrën si president.

Trump e ka reklamuar në mënyrë të përsëritur klorokinën dhe hidroksiklorokinën si ilaçe për trajtimin e mundshëm të COVID-19, duke thënë në fillim të këtij muaji: “unë do ta përdorja”, edhe pse mjekët kanë thanë se efektiviteti i këtyre ilaçeve nuk është provuar dhe se kërkohet kryerja e të tjera testimeve.

Në mungesë të ndonjë trajtimi efektiv, mjekët në vijat e para të frontit kundër pandemisë thanë se kishin nisur të përdorin hidroksilkorinën dhe klorokinën tek pacientët në një situatë të përkeqësuar bazuar në një grup të vogël studimesh që sugjerojnë se mund të ketë përfitim prej përdorimit të tyre. Disa thanë se janë vënë nën presionin e pacientëve për ta përdorur këtë terapi që është reklamuar fuqishëm nga presidenti Trump e të tjerë persona.

Pasi asgjencia “Reuters” raportoi lidhur me këtë gjë, Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve hoqi nga faqja e internetit udhëzimet tejet të pazakonta, që informonin mjekët se si të jepnin receta për këto ilaçe. VOA

Next Post
Më të prekurit nga koronovirusi janë 55-64 vjeçarët/ Ja sa është mosha mesatare në Shqipëri

Më të prekurit nga koronovirusi janë 55-64 vjeçarët/ Ja sa është mosha mesatare në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ftesa e Trump në Bordin e Paqes/ Tritan Shehu: Spekulimet e Ramës për personalizime apo “super role”, larg realitetit

Ftesa e Trump në Bordin e Paqes/ Tritan Shehu: Spekulimet e Ramës për personalizime apo “super role”, larg realitetit

January 18, 2026
“Ballkani nën mesataren globale të inflacionit”/ FMN: Çmimet në Shqipëri gjatë 2025 ishin të qëndrueshme

“Ballkani nën mesataren globale të inflacionit”/ FMN: Çmimet në Shqipëri gjatë 2025 ishin të qëndrueshme

January 18, 2026
Andoni: Samitet në Tiranë i shërbejnë Shqipërisë, në Beograd nuk ka pasur të tilla

Ulja e numrit të deputetëve në Kuvend/ Analisti: E drejtë, nuk kemi nivel ligjvënësish për senat

January 18, 2026
Dronët e Putinit në Moldavi dhe Rumani, Rusia me sulm masiv në Ukrainë, viktima dhe shpërthime në Kiev

Rusia sulmon rëndë disa rajone të Ukrainës! Disa të vrarë e të plagosur, bllokadë energjetike

January 18, 2026
Përfundon gati gjysma e rinumërimit, kërkohet hetim dhe rinumërim i plotë në Kosovë

Përfundon gati gjysma e rinumërimit, kërkohet hetim dhe rinumërim i plotë në Kosovë

January 18, 2026
U bllokua gjatë motit të keq, hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë

U bllokua gjatë motit të keq, hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë

January 18, 2026
“Do marr valixhet dhe do iki…”/ Gruaja e ErikLloshit sqaron për herë të parë si është marrëdhënia mes tyre

“Do marr valixhet dhe do iki…”/ Gruaja e ErikLloshit sqaron për herë të parë si është marrëdhënia mes tyre

January 18, 2026
Matura Shtetërore 2025/ Mes kritikave dhe propozimeve për ndryshim, ekspertët ndajnë qëndrimet

Ndryshime në kurrikulat shkollore, Gjuha Shqipe e Qytetaria, dy nga tekstet që do të preken më shumë në arsimin parauniversitar

January 18, 2026
Dha dëshmi të rreme për vrasjen e motrës në 1997, zbutet masa ndaj 54-vjeçares dhe burrit të saj

Dha dëshmi të rreme për vrasjen e motrës në 1997, zbutet masa ndaj 54-vjeçares dhe burrit të saj

January 18, 2026
Transmisioni i eskavatorit e godet në ofiçinë, humb jetën 51-vjeçari në Mirditë

Goditi për vdekje punëtorin/ Arrestohet 32-vjeçari, drejtues i eskavatorit

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In