• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dola në fushatë për PS, jam pjesë e 1 mln shuplakave unë vëlla”/ Qytetari i ankohet Bashës, kryedemokrati: Edhe 2 muaj. Atë ditë e keni ju në dorë

by Java News
24/02/2021 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon takimet me qytetarët në Tiranë, duke dëgjuar nga afër hallet dhe shqetësimet e tyre.

Gjatë një takimi të fundit, një qytetar ka ngritur dyshime se votat mund të manipulohen, pasi sipas tij, aty janë me laps.

Mes të tjerash, qytetari i tregon Bashës se në zgjedhjet e fundit ka bërë fushatë për PS-në, por sipas tij, nuk ka marrë asnjë ndihmë.

“Ne nuk do zgjidhim bursën e New Yourk-ut. Vëlla unë nuk kamë lekë aq sa kam patur, pikë mbaroi. Tani a e shikon se çfarë ka mbetur, vetëm pleq e plaka, a të ikim edhe ne. Hajde mo se po ikim le të rijnë këta”- iu drejtua një qytetar kryedemokratit, i cili i tha se janë vetë ata që e kanë në dorë ndryshimin ditën e zgjedhjeve.

BASHKEBISEDIMI I BASHES ME QYTETARET

Lulzim Basha: Të falënderoj për mikpritjen.

Qytetari: U lumshin këmbët që erdhët se s’i kemi parë ata të tjerët hiç.

Lulzim Basha: Për çfarë të vijnë ata tek ty?

Qytetari: Jo po të vijnë njëherë ata se po u themi këto që po të themi ty po i them edhe atij.

Lulzim Basha: Shpirtin ta morën me gjoba.

Qytetari: O po na grinë fare.

Lulzim Basha: Pronat i vodhën. Për çfarë të vijë ai tek ty?

Qytetari: Çfarë të them unë ty?

Qytetari: Thelbi i fushatës ishte ajo, fusni dorën në xhep, çfarë keni më shumë çfarë keni më pak pse të bëjmë kot si politikan dhe si financiara. Ne nuk do zgjidhim bursën e New Yourk-ut. Vëlla unë nuk kamë lekë aq sa kam patur, pikë mbaroi. Tani a e shikon se çfarë ka mbetur, vetëm pleq e plaka, a të ikim edhe ne. Hajde mo se po ikim le të rijnë këta.

Lulzim Basha: Atë do ai.

Qytetari: Ore unë e di që këtë do ai, por ne çfarë të bëjmë. Ne do ta bëjmë detyrën do ta dërgojmë por si do na e mbash votën. Si do na e dalësh nga ajo se e hodh në kuti dhe… se këto janë me laps, unë votoj këta me laps aty. Ky po lë shtëpinë e vetë se paska hallin tonë. Ja pra ku e ka hallin tonë, s’na ka ardhur njëherë. Po të ma thotë pra një se unë prandaj ja dhashë votën. Jam pjesë e një milionë shuplakave unë vëlla, e kam dy herë të vuajturën. Zotërote, ke votuar PD 2013 unë kam votuar këtë.

Lulzim Basha: Ty të dhëmbë dy fish më shumë.

Qytetari: Dy fish pra prandaj po të them. Bilës edhe në fushatë elektorale kam qenë për zgjedhjet e Velis, kam qenë në Petrel. Asnjë gjë s’na kanë ndihmuar vëlla. A kupton?! Kam shkuar si përfaqësues biznesi në OSHE, kur u bë reforma për energjinë elektrike, është bë nëmi në autostradë. Duhet ta dish domethënë. U prenë e u lidhën prapë.

Lulzim Basha: E di.

Qytetari: S’është e ndershme kjo. Tani sa do e shtyjmë me këtë? Unë vajta 35 or shok.

Lulzim Basha: 2 muaj.

Qytetari: Por s’po durojmë dot as dy muaj mor, a kupton ti?! S’po durojmë dot as 2 muaj.

Qytetari 2: 2 muaj do durojmë. S’kemi ca i bëjmë.

Qytetari: Po do durojmë, do durojmë, se ne kemi duruar 20 vite.

Lulzim Basha: Atë ditë e keni ju në dorë.

Next Post
“Ke shkuar me gruan time, më ke turpëruar”/ Pas akuzave, 50-vjeçari i vë ‘gjobë’ të moshuarit. I merr 12 mln lekë

“Ke shkuar me gruan time, më ke turpëruar”/ Pas akuzave, 50-vjeçari i vë ‘gjobë’ të moshuarit. I merr 12 mln lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In