• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dokumenti/ Zbardhet marrëveshja Shqipëri-Itali për kampin e emigrantëve në Gjadër

by Java News
07/11/2023 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej ditës së djeshme publiku në Shqipëri u informua mbi një marrëveshje të re të qeverisë Rama me qeverinë e Melonit në Itali. Sipas raportimeve joshteruese të medieve italiane dhe burimeve të kursyera shqiptare, rreth 36 mijë emigrantë priten të strehohen në dy kampet që sipas tyre do të ngrihen në Shëngjin dhe Gjadër.

Gogo.al publikon marrëveshjen e pazbuluar deri më tani mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane.

Ajo që mësohet është se marrëveshja do të zgjasë 5 vjet por mund të shtohet edhe me 5 vite të tjera dhe për të pritur emigrantët do të ndërtohet vetëm një qendër.  Porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre.

Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë, edhe pse do ketë lëvizje të vazhdueshme të tyre, ardhje dhe largime të reja.
Emigrantët do të qëndrojnë në pritje të përgjigjes për azil nga autoritetet italiane në strukturën që do ndërtohet po nga italianët, ashtu sikurse do ndërtohet nga italianët edhe struktura për akomodimin e personelit shqiptar ndihmës.

Shpenzimet për këtë vendim politik, siç edhe është raportuar deri më tani do të përballohen nga Italia, po sa është shuma e gjithë këtij operacioni?

Italia do t’i paguajë vendit tonë fondin e parë në shumën 16.5 milionë euro (shkarko dokumentin), brenda një 3-mujori. Parashikohet që mbi 100 milionë euro të jenë të ngrira në një llogari bankare të nivelit të dytë si garanci.

Italia merr përsipër të gjitha shpenzimet për kujdesin spitalor sipas legjislacionit shqiptar, pas administrimit të trajtimeve spitalore të palës shqiptare. Po kështu Italia merr përsipër 100% të kostos së parashikuar në kontratat përkatëse të blerjes së pajisjeve mjekësore dhe barnave, përfshirë vaksinat, për të cilat Shqipëria dokumenton përdorimin si dhe 100% të kostos së blerjes, të aprovuar më parë nga autoritetet italiane, të artikujve dhe shërbimeve të ndryshme.

Po çfarë vë në dispozicion Shqipëria përveçse tokës dhe kujdesit shëndetësor kur po mësohet se të gjitha shpenzimet do paguhen nga Italia në shumën 16.5 milionë euro? Shqipëria do shoqërojë emigrantët me policinë e saj dhe do vërë në dispozicion sipas rastit forcat e armatosura.

Çështja e emigrantëve shfaqet komplekse ku duket se një sërë parashikimesh zënë vend edhe në marrëveshjen mes dy shteteve, teksa përfshihen potencialisht edhe angazhime ligjore për mbrojtje para gjykatave ndërkombëtare. Kostot e të cilave, dihet, i merr Italia por mbetet ende një pikë që ngjall debat, mjafton të kujtojmë dështimet spektakolare që Shqipëria ka bërë në gjyqet ndërkombëtare.

Burime konfidenciale në Shqipëri konfirmojnë për Gogo.al se një sërë përfitimesh do të vijnë me këtë marrëveshje që qytetarët i gjeti të painformuar pas mohimeve të vetë kryeministrit se do të pranonte ndonjëherë emigrantë në Shqipëri.

Pas perdeve po diskutohet gjenerimi i disa projekteve ambicioze për vendin tonë me mbështetjen e italianëve. Ajo që parashikohet të ndodhë tjetër, thonë burimet, janë miliona euro që do të përfitojnë për pensionet rreth 500 mijë shqiptarë në Itali./Gogo.al

(Kliko KËTU për të parë marrëveshjen e plotë).

Next Post
Marrëveshja për emigrantët me Italinë, KE: Duhet të respektojë plotësisht të drejtën e BE. Rama: Do menaxhohet nga italianët

Reagimi/ Marrëveshja me Italinë për refugjatët, PS: Do të kalojë në parlament

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In