Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të ngrejë dy komisionet hetimore për të cilat u ra dakord mes mazhorancës dhe socialistët, atë për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS dhe koncesioneve në shëndetësi.
A2 CNN ka siguruar vendimin për ngritjen e komisionit për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS, i cili do të ketë si objekt të veprimtarisë së tij shqyrtimin e çështjeve lidhur me kontrollin e veprimtarisë së institucioneve të ngarkuara me mbrojtjen e sistmeit TIMS dhe velrësimin e nevojës për marrjen e masave administrative apo ndërhyrjet ligjore në legjislacionin përkatës në fuqi.
Komsioni do të përbëhet nga 15 anëtqarë, nga të cilët kryetari dhe gjashtë anëtarë propozohen nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe 8 anëtarë propozohen nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.
Puna e komisionit do të zgjasë 4 muaj, por mbetet e hapur mundësia për shtyrjen e këtij afati.
Këta dy komisione ishte pjesë e diskutimeve të ditëve të fundit mes kundërshtarëve politikë, të cilët arritën një marrëveshje për rikthimin e normalitetit në sallën e Kuvendit me plotësimin e një pjese të kërkesave të demokratëve. Kjo marrëveshje u etiketua si “pazar okult” nga Lulzim Basha dhe grupi i tij në kuvend.
Opozita e drejtuar nga deputetët e Rithemelimit kërkon edhe ngritjen e një komisioni të ri për reformën zgjedhore, por deri tani kjo gjë nuk është miratuar nga socialistët.
/f.s