• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dokumenti/ Shkëlzen Berisha nis shitjen e pronave, 513 mijë euro vetëm një apartament

by Java News
09/02/2018 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkëlzen Berisha, i biri i ish-kryeministrit Sali Berisha është lakuar prej kohësh nga politka dhe media si një personazh që në emër të të atit kur ai ishte në pushtet, ka  abuzuar me të qënit i biri i kryeministrit. Një ndër skandalet me të mëdha ku ai është i dyshuar si i përfshirë është afera e CEZ, për të cilën  para pak ditësh Prokuroria e Krimeve të Rënda e thirri Berishën për të dëshmuar.

Nga ana tjetër, ish-bodigardi i Sali Berishës, Izet Haxhia, ka thënë disa herë nëpër intervista se Shkëlzeni merrej me shumë punë të pista pranë stadiumit “Dinamo”.

Megjithatë, ajo që është e sigurtë sot është fakti se Shkëlzen Berisha është shumë i pasur. Një pasuri e kamur e cila nuk dihet se nga vjen, ama, jeta e tij superluksoze me modelen Armina  Mevlani ku pushimet fillojnë në ishujt Maldive dhe mbarojnë në Paris, janë të ditura nga gjithëkush.

Por, që nga momenti që Sali Berisha humbi zgjedhjet, Shkëlzen Berisha ka filluar të bëjë lëvizje. Ndoshta ngaqë siç thotë amerikani “Në rast se do të gjesh fajtorin, ndiq paratë”, Shkelzeni ka filluar 2 vjet pas humbjes së pushtetit nga babai i tij, të shesë prona që kapin vlerën e gjysme milioni dollar.

Ne kemi mundur të sigurojmë kontratën e noterizuar të shitjes së një apartamenti në Tiranë, rreth 200 metra katrorë nga Shkëlzen Berisha në fund të 2015-ës, në 9 dhjetor, 2015.

Vllera me të cilën e ka shitur apartamentin Shkëlzeni është mbi 500 mijë euro, ose 715 milionë lekë. Shtëpia 200 metra katrorë e Shkëlzenit, është shitur nga ai me gjithë orendi dhe garazh.

Pyetja që lind është, edhe sa shtëpi të tjera ka Shkëlzeni? Ose më saktë, nga kanë buruar gjithë këto para, që një njeri më pak se 40-vjeç të disponojë kaq shumë pasuri?

Mirëpo historia nuk mbaron këtu. Siç shihet nga dokumentat e mëposhtme, Shkëlzeni, i biri i Saliut dhe Liries, me numër pasaporte siç shkruhet në kontratën e shitjes, ja ka shitur shtëpinë Myftar Lumeshit. Lumeshi është emër i njohur në PD, pasi ka qenë shoqërues i kupolës së PD-së para viteve 2000.  Ai ishte një nga Tropojanët që Berisha kishte marrë si mburojë në PD.

Madje, përtej kësaj, Lumeshi është përmendur edhe për biznesin e tij të e paligjshem me Shkëlzenin për lojrat e fatit “Casino” gjatë kohës që  Sali Berisha ishte Kryeministër.

Në vitin 2008 deputeti socialist Taulant Balla,  e kishte akuzuar Sali Berishen se djali i tij menaxhon disa casino në zonën e bllokut sëbashku me Myftar Lumeshin. Por Berisha iu hakerrye Ballës asokohe duke i thënë se do t’ia bënte fytyrën si këpuca dhe mohoi çdo njohje të djalit të tij me Myftar Lumeshin.

Ndërkohë, para pak se dy vitesh, Shkëlzeni i ka shitur apartamentin 500 mijë eurosh Lumeshit, duke nxjerrë kësilloj edhe ish-kryeministrin blof, por edhe duke na bërë të dyshojmë për shitjen e kryer. Nëse është siç pretendonte Balla në 2008-ën, atëherë, Shkëlzeni i bie që t’i ketë shitur apartamentin ortakut të tij, ose ndoshta të mos je ketë shitur de fakto, por thjeshtë për të hequr nga vetja pasuri ngaqë do hetohet, ka bërë një shitje ligjore./lexo.al/

Next Post
Tragjike, foshnja 7-muajshe humb jetën nga fruthi, mjekja: Prindërit të mos neglizhojnë

Tragjike, foshnja 7-muajshe humb jetën nga fruthi, mjekja: Prindërit të mos neglizhojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Berisha vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Ibsen Elezi: Tensionet në Kuvend ndihmojnë Qeverinë, opozita e dështuar

January 19, 2026
Nga argëtimi tek ushqimet, pse u rritën çmimet në dhjetor 2025

Nga argëtimi tek ushqimet, pse u rritën çmimet në dhjetor 2025

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In