• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dokumenti/ Propozimet e Kadillit për ndryshimet në PD: Kryetari ose kryeministër, ose të largohet!

by
06/07/2021 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas zgjedhjeve në Partinë Demokratike, ku Lulzim Basha ka fituar mandatin e tretë, ish kandidati Fatbardh Kadilli ka bërë disa propozime për ndryshim në statusin e partisë.

Në këtë dokument janë listuar me detaje të gjitha pikat me të cilave, për kryetarin e partisë duhet të jetë kusht që të fitojë zgjedhjet, në të kundërtën do duhet që të lërë drejtimin e partisë.

Ndërkohë mësohet se afati përfundimtar për propozimin e këtyre ndryshimeve është dita e shtunë, ku pritet që të mblidhet dhe Kryesia e PD-së.

Kjo kryesi do të miratojë propozimet e bëra nga palët për tia çuar për votim Kuvendit Kombëtar të PD-së që mblidhet 1 javë më pas.

Postimi i Kadillit:

Në prag të Kuvendit Kombetar i kam paraqitur Komisionit për Ndryshime Statutore propozimet që burojnë nga Manifesti Politik.

Një Parti më të Madhe se Kryetari është qëllim parësor. Ndaj, ndryshimet statutore që kam propozuar synojnë të çmontojnë autoritarizmin dhe paternalizmin e Kryetarit, të demokratizojnë dhe zgjerojnë partinë.

Ndryshimet më kryesore janë vendosja e primareve; garantimi i karieres, ndarja e rolit të Kryetarit të partisë nga Administrimi i partisë.

1- Vendosja e primareve, parimit “një anëtar një vote”, si mekanizëm i vetëm për zgjedhjen e drejtuesve partiak në çdo nivel, si dhe për zgjedhjen e kandidaturave për parlament dhe bashki, është një nga ndryshimet kryesore që propozohet.

Ky ndryshim e heq peshën e vendimmarrjes nga Vula e Kryetarit dhe e çon tek Vota e Anëtarit.

2- Garantimi i karierës është një ndryshim po aq thelbësor që demokratizon partinë. Çdo anëtari i garantohet e drejta absolute që të garojë për çdo funksion. Nuk do të jetë më Kryetari që seleksionon kush mund të kandidojë dhe kush jo.

3- Ndarja e rolit të Kryetarit të Partisë nga Administrimi i Partisë. Kryetari Udhëheq vetëm një projekt politik. Partia ka vazhdimësi. Njerëzit ikin partia mbetet.

Administrimi i partisë i kalon Këshillit të të Urtëve. Ky këshill është përgjegjës për organizimin, për burimet njerëzore, për zgjedhjet në parti, për financat partiake dhe për demokracinë e brendshme, statutin dhe etikën.

Propozime për ndryshime Statutore

1- Kryetari i Partisë

Kryetari i Partisë zgjidhet për një mandat katër vjeçar, i cili mbaron ose rinovohet automatikisht me shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve;

Kryetari i Partisë ose bëhet Kryeministër, ose largohet nga drejtimi i partisë pa pasur të drejtë të marrë pjesë në garën e radhës.

2- Drejtimi i Partisë

2.1- Drejtimi Politik i Partisë

Kryetari është drejtuesi Politik i Partisë;

Kryetari krijon Kabinetin Qeveritar / në opozitë Kabinetin në hije;

Kryetari emëron drejtuesit / përfaqësuesit e Partisë në Komisionet Parlamentare;

Kryetari emëron drejtuesit e Grupit Parlamentar;

Kryetari emëron kabinetin e këshilltarëve të tij, si dhe ngre zyra politike që ndihmojnë atë në kryerjen e funksioneve të drejtimit të partisë;

2.2- Kryesia e Partisë

Kryesia e Partisë përbëhet nga: Kabineti Qeveritar hije, nga Kryesia e Grupit Parlamentar dhe nga Drejtuesit / Përfaqësuesit në Komisionet e përhershme parlamentare; (e gjithë kryesia është e zgjedhur automatikisht nga Kryetari dhe secili kryen funksionet që i janë caktuar).

Kryetari mund të shkarkojë për shkak të performancës politike anëtarët e Kryesisë (njëherësh nga funksioni individual);

Çdo Ministër Hije (Zëdhënës) ngre departamentet e nevojshme për të mbuluar fushën që ka në kompetencë dhe emëron ekipet politike qendrore dhe lokale të fushës së tij të kompetencës / veprimit politik;

Drejtuesit e Grupit Parlamentar dhe Drejtuesit e Komisioneve të Përhershme parlamentare krijojnë ekipet e nevojshme të këshilltarëve për të ndihmuar dhe asistuar me ekspertizë deputetët;

2.3- Drejtimi Administrativ i Partisë

Drejtimi Administrativ i Partisë bëhet nga Këshilli i të Urtëve.

Këshilli i të Urtëve përbëhet nga tre anëtarë që zgjidhen nga Këshilli Kombëtar

Anëtarët e Këshillit të të Urtëve nuk duhet të kenë jetë aktive politike dhe nuk mund të kandidojnë për asnjë funksion tjetër në parti dhe as të zgjidhen si përfaqësues të partisë në asnjë funksion tjetër publik.

Anëtarët e Këshillit të të Urtëve duhet të zgjidhen si rregull nga senioriteti i partisë që është tërhequr nga aktivizmi politik.

Anëtarët e Këshillit të të Urtëve kanë mandat 6 vjeçar me mundësi rizgjedhje;

Ata janë garant të administrimit të partisë dhe të respektimit të të drejtave statutore të anëtarësisë

Këshilli i të Urtëve është përgjegjës:

– për regjistrimin dhe administrimin e regjistrit të anëtarësisë;

– për regjistrimin e strukturave partiake në përputhje me statutin;

– për respektimin e të drejtës për tu zgjedhur të çdo anëtari që plotëson kriteret ligjore dhe standardet etike të shpallura;

– për organizimin e primareve për zgjedhjet e çdo drejtuesi të çdo forumi partiak (Kryetar

Seksioni, Kryetar Grupseksioni, Kryetar Forumi, Kryetar Dege, Kryetar/kandidat për deputet në ZAZ, Kandidat për Kryetar Bashkie)

Këshilli i të Urtëve emëron dhe mbikëqyr funksionimin e trupës administrative të partisë.

Këshilli i të Urtëve emëron:

– Administratorin e Përgjithshëm, me funksionet e Sekretarit të Përgjithshëm;

– Sekretariatin për Etikën;

– Sekretariatin për Zgjedhjet në Parti;

– Sekretarin për Organizim dhe Burime Njerëzore;

– Sekretariatin për Çështjet e Statutit;

– Sekretariatin për Administrimin e financave të partisë;

Funksionarët kanë mandat 6 vjeçar me të drejtë rizgjedhje. Këta funksionarë janë të përjashtuar nga gara për funksione të tjera partiake dhe nga kandidimet për përfaqësim të partisë në çdo nivel;

3- Organizimi i strukturës së partisë

3.1- Drejtuesit / Kandidatët

Drejtuesit e seksioneve, grupseksioneve dhe forumeve zgjidhen me parimin “një anëtar-një vote”, ose me vetëdeklarim të konfirmuar të mbështetjes nga anëtarët në përbërje të seksionit, grupseksionit, forumit.

Kryetari/kandidati për deputet i ZAZ, Kryetari i Degës, Kandidati për Kryetar Bashkie zgjidhen me primare nga vota e gjithë anëtarësisë. Modalitetet e primareve rregullohen në statut; ato i mundësojnë garuesve kushte të njëjta dhe anëtarësisë mundësi të barabartë njohje.

Anëtarësia që ftohet të votojë regjistrohet brenda një afati të arsyeshëm. Lista konfirmohet nga Këshilli i të Urtëve / Sekretariati për Organizimin dhe Burimet Njerëzore në një periudhë kohe që parashikohet në statut;

Askujt nuk i pengohet e drejta e kandidimit. Çdo kandidat regjistrohet nga KU / Sekretariati për Zgjedhje në Parti;

Për çdo ZAZ zgjidhet një kandidat nga vota e anëtarësisë që ndodhet në juridiksionin territorial të ZAZ-së;

Për çdo bashki zgjidhet një kandidat nga anëtarësia e strukturës që ndodhet në juridiksionin territorial të bashkisë;

Kandidaturat e tjera për deputetë që nevojiten për të plotësuar numrin e vendeve në parlament të një Qarku zgjidhen nga anëtarësia e degëve të gjithë Qarkut;

Kandidaturat në nivel Qarku propozohen nga Kryetari i Partisë;

Renditja e kandidaturave për deputet është tagër ekskluziv i Kryetarit të Partisë;

3.2- Organizimi i seksioneve dhe organeve të tjera të parties

Seksionet ngrihen në nivel territorial me një numër minimal prej 5 anëtarësh

Çdo anëtar partie që siguron mbështetjen e të paktën 5 personave mund të ngrejë seksionin e tij. Seksionet regjistrohen në administratën e partisë (Sekretariat për Organizimin dhe Burimet Njerëzore). Seksionet dhe grupseksionet kanë vetëm Kryetar.

Kushdo brenda ose jashtë organizimit të seksionit ose grupseksionit mund të krijojë organizime strukturore / forume me natyrë përkatësie (profesioni, aktiviteti ekonomik, krahine, gjinie, moshe, gjuhe, kauze, interesi, si dhe çdo elementi tjetër përbashkues); rregulli është i njëjtë, minimum 5 anëtarë.

3.3- Kuvendi Kombëtar

Kuvendi Kombëtar përbëhet nga tërësia e kryetarëve të seksioneve, grupseksioneve, forumeve të regjistruara, nga Kryetarët e degëve, si dhe nga kandidatët për Deputet, për Bashki dhe kabineti qeveritar hije.

3.4- Këshilli Kombëtar

Këshilli Kombëtar përbëhet nga:

– Kryetarët e Degëve;

– Deputetët e zgjedhur dhe kandidatët për deputet të çdo ZAZ;

– Kryetarët e Bashkive dhe Kandidatët për Kryetar të çdo bashkie;

– Anëtarët e Kabineti Qeveritar / ose në Hije;

– Këshilli i të Urtëve dhe Sekretariati i emëruar prej tyre;

– Drejtuesit e Organizatave partnere;

Këshilli Kombëtar mblidhet të paktën një herë në tre muaj dhe vendos për çështje të rëndësishme politike të partisë.

4- Financimi i Partisë

Financimi publik i përfituar nga partia ndahet në këtë mënyrë:

– ½ (gjysma) e masës i shpërndahet degëve proporcionalisht me numrin e votave sipas rezultatit elektoral të arritur në zgjedhjet e fundit;

– ¼ (një çerek) për funksionimin e administratës së partisë;

– ¼ (një çerek) për funksionimin e ekipit të kryetarit të partisë;

Degët nxiten të rrisin të ardhurat nga kuotat e anëtarësisë.

/b.h

Next Post
“Askush nuk është mbi ligjin”/ Yuri Kim takon Altin Dumanin: SPAK do të japë më shumë rezultate!

"Askush s'është mbi ligjin"/ Kim për arrestimin e Tushes: Nëse je i përfshirë në korrupsion, shkon në burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

January 13, 2026
Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

January 13, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

January 13, 2026
Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

January 13, 2026
E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

January 13, 2026
“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

January 13, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

January 13, 2026
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

January 13, 2026
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

January 13, 2026
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In