• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DOKUMENTI/ PD kontratë lobimi me kompaninë e lidhur me Rusinë dhe Al-Kaedan

by A R
23/11/2017 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Firma lobuese e punësuar nga Lulzim Basha ka lidhje të drejtpërdrejta me Rusinë dhe me disa organizata terroriste, si Al Kaeda në Jemen apo Hamas në Palestinë.

Skandali është zbuluar në vijim të një investigimi të nisur nga “BIRN”, mbi kontratat lobuese të firmosura nga PD në Uashington.

Njëra nga këto kontrata, siç dëshmon edhe dokumenti i siguruar nga “Lexo.al”, është nënshkruar me “Muzin Capital Partners LCC”.

Ky dokument është pjesë e deklarimit financiar të bërë nga kompania, për llogari të autoriteteve tatimore amerikane.

Në këtë ekstrakt, shihet se si Partia Demokratike e Shqipërisë ka derdhur për llogari të kësaj firme, 625 mijë dollarë amerikanë. Ekstrakti gjithashtu tregon se si janë ndarë fitimet, tek disa prej drejtuesit më të mëdhenj të kësja firme.

Këto të ardhura, në kundërshtim me ligjin, nuk janë bërë asnjëherë publike nga ana e Partisë Demokratike.

Megjithatë, skandali më i madh, nuk i përket evazionit fiskal apo shkeljes së ligjit për financimet elektorale në Shqipëri. Pak kohë, pas firmosjes së kësaj kontrate, “Muzin” nënshkroi një kontratë lobimi me qeverinë e Katarit.

Kontrata u lajmërua edhe nëpër media, siç raporton ky shkrim i një të përditshme arabe në anglisht  http://gulfnews.com/news/gulf/qatar/qatar-in-bid-to-boost-ties-with-israel-us-1.2086394

Skandali në këtë kontratë qëndron tek fakti që Katari, aktualisht është vendosur nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, disa vende europiane dhe disa shtete të Gjirit Persik, përfshi Arabinë Saudite dhe Izraelin, për lidhjet e drejtpërdrejta që familja mbretërore ka me disa organizate terroriste.

Katari është një prej financuesve kryesore të rebelëve huthi në Jemen, të cilët kanë rrëzuar qeverinë e ligjshme, duke provokuar një ndërhyrje të armatosur nga Mbretëria e Arabisë Saudite.

Gjithashtu, Katari ka mbështetur rritjen e Al Kaedës në Jemen dhe gjithashtu organizatën terroriste të Hamasit në Palestinë, çka ka bërë që marrëdhëniet midis Katarit dhe Izraelit të jenë tepër të tensionuara.

SHBA, një aleate e ngushtë e Izraelit, por edhe e Arabisë Saudite, ka bllokuar çdo transaksion financiar me Katarin, duke kërcënuar këtë shtet me bllokadë të plotë, përmes vendosjes në listën e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin nëse nuk ndalon aktivitetin e financimit të këtyre organizatave.

Megjithatë, kjo nuk e ndaloi “Muzin Capital” që të firmosë një kontratë me sheikun e Katarit, në të njëjtën kohë kur, Katari firmosi me Rusinë një marrëveshje disa miliardëshe për blerjen e armëve ruse. Marrëveshja u raportua më parë gjatë muajit tetor nga agjensia ndërkombëtare e lajmeve, “Reuters”. https://www.reuters.com/article/us-russia-qatar-military/qatar-russia-sign-agreements-on-air-defense-supplies-idUSKBN1CV11E

Sipas mediave ndërkombëtare, dyshohet se “Muzin” ka luajtur një rol thelbësor, në ndërmjetësimin e kësaj marrëveshjeve, falë lidhjeve të saj në Kremlin. /LEXO.AL

Next Post
Njeriu mund të dobësohet nga molla

Njeriu mund të dobësohet nga molla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

April 8, 2026
“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

April 8, 2026
BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

April 8, 2026
Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

April 8, 2026
Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

Ilir Meta kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e tij

April 8, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që Mojtaba Khamenei ka vdekur

April 8, 2026
La Repubblica: Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

La Repubblica: Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

April 8, 2026
Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

April 8, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC-së: Çfarë do të thotë armëpushimi dyjavor Iran-SHBA, “gjysmë suksesi” me rezultat të pasigurt

April 8, 2026
Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In