• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dokumenti nga hetuesia/ Biseda e Maks Velos me Fadil Paçramin: Mbrojeni xhaminë e Tiranës

by Ardit Rada
23/05/2020 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në të dyja regjimet, Maks Velo ka qenë kundër shembjes së trashëgimisë kulturore. Nuk kishte rëndësi nëse ishte para një hetuesi të komunizmit apo në një shesh fjale të lirë: Ai do të thoshte “Jo”! Edhe atëherë kur bëhej fjalë për objekte kulti të besimit mysliman. Studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar një dokument, ku dëshmohet pikërisht për qëndrimin e arkitektit, piktorit dhe shkrimtarit Maks Velo përballë trashëgimisë kulturore.

“Pjesa e mëposhtme është marrë nga hetuesia ndaj Maks Velos, zhvilluar nga hetuesi Dhimitër Shkodrani. Flitet për mundësinë e prishjes së një objekti monument kulture. Për të kuptuar më mirë ngjarjen, shtoj se Fadil Paçrami ka qenë sekretar i Komitetit të PPSH-së së Tiranës në vitet 1966-1973”, shkruan Dervishi.

Në dokumentin në fjalë flitet për një bisedë mes arkitektit Velo dhe Fadil Pçramit mbi shembjen e Xhamisë së Et’hem Beut, në qendër të Tiranës, si dhe për prerjen e pishave të hotel “Dajtit”. Në të dyja rastet Maksi kishte refuzuar, qëndrim të cilin e mbajti edhe para hetuesisë.

Dokumenti

Hetuesia e datës 1.12.1978

Pyetje: Na tregoni i pandehur nëse e keni njohur Fadil Paçramin dhe Todi Lubonjën?

Përgjigje: Unë, Fadil Paçramin e kam njohur kur ishte sekretar i Komitetit të Partisë të qytetit. Ai vinte vazhdimisht në klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve. Më kujtohet se në një rast kur isha në klub dhe ai ishte me Bardhyl Kosovën, më ka thirrur Fadili dhe më ka pyetur se çfarë mendimi ke ti Maksi lidhur me prishjen e xhamisë së Et’hem beut në sheshin “Skënderbeg”, se ti Maks nuk ke qejf që ta prishin. Në fakt, unë kisha shkrojtur një artikull që të mos prishej sahati dhe xhamia.

I thashë Fadilit se unë nuk jam dakord që të prishet, ai është monument me vlerë arkitektonike dhe duhet ruajtur. Sipas Fadilit, xhamia duhej prishur.

doc

Fadili më ka pyetur gjithashtu për pishat përpara hotel “Dajtit” a t’i prisnin apo jo. I thashë se ato janë pemë me kurorë dhe me volume monumentale dhe tani marrin pjesë në të gjithë ansamblin e hotelit. Unë kisha parë një fotografi sapo hoteli ishte ndërtuar dhe pishat ishin të vogla dhe dukeshe si i zhveshur.

Por, gjithashtu, Fadili më ka pyetur mua për pishat që janë te taksitë e t’i prinim apo jo. I thashë që kisha mendimin që të mos i prisnim se janë të bukura.

/e.rr

Next Post
COVID-19/ Shënohet viktima e 32-të në Shqipëri, ndërron jetë 64-vjeçarja tek Infektivi

COVID-19/ Shënohet viktima e 32-të në Shqipëri, ndërron jetë 64-vjeçarja tek Infektivi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In