• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dokumenti/ LLalla shiti 250 mijë euro pronën e blerë nga vrasësi për 1.5 mln lekë

by A R
07/03/2018 08:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thellohet skandali me pronat i ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla. Një dokument zyrtar i cili publikohet për herë të parë nga “Alpenews.al” hedh dritë gjithnjë e më të plotë mbi mekanizmin e errët mbi të cilën është vënë pasuria e ish kreut të organit të akuzës shqiptare.

Sipas tij, Llalla figuron që të ketë blerë me çmim krejt minimal, jashtë çdo logjike tregu prona të patundshme, duke i rivlerësuar më pas ato dhe duke i shitur me çmime disa fish më të larta se ajo fillestare.

Çmime këto që më pas janë deklaruar si të ardhura të ligjshme, sipas një formule që ekspertët e antikrimit ekonomik e cilësojnë si tipike për një skemë të pastrimit të parave të psita që mund të kenë rrjedhur nga korrupsioni.

Muajin e kaluar sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson firmosi vendimi për ti ndaluar hyrjen në SHBA të z. Llalla, bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tyre më të mëdhenj me motivacionin për përfshirje në raste madhore korrupsioni gjatë kohës së ushtrimit të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë.

Sot Alpenews.al botoi të plotë Kontratën e shitjes dhe Çertifikatën e vërtetimit të pronësisë së Adriatik Llallës mbi një ullishte me sipërfaqe 3 000 metra katrorë në periferinë e Tiranës në një zonë shumë të lakmuar.

Këtë pronë të patundshme ish Kryeprokurori i Republikës ia ka marë një vrasësi për 1.5 milionë lekë ose me një çmim qesharak prej 500 lekësh pë metër katrorë. Shitësi është Eduart Enver Dushku, 42 vjeç nga Sauku i Tiranës i arrestuar të enjten e kaluar më 1 mars 2018 gjatë operacionit policor me emrin e koduar “Përsëritësi”. Dushku sipas policisë eshte nje person shume problematik dhe ne kartelen e tij figurojne nje liste e gjate akuzash te bera nder vite si vrasje, plagosje, armembajtje pa leje, dhune, shkaterrim prone, perdorim lendesh eksplozive, etj.

Por pa kaluar pak kohë ullishta prej 3 000 metër katrorë e marë “për një copë bukë” nga Kryeprokurori i Shqipërisë është rishitur me një çmim 22.6 herë më të lartë, biznesmenit Ardian Beshiri, për 249 mijë euro.

Në këtë pasuri te patundshme Adriatik Llalla nuk kishte bere asnje investim. Por çuditerisht ajo eshte shitur nga 1.5 milione leke ne rreth 250 mije euro me nje te rene te lapsit, a thua se aty ishte zbuluar ndonje pus nafet apo minierë floriri.

Pyetjet qe lindin jane: Ku qendron kleçka e nje transaksioni te tille ku Kryeprokurori i Shjqiperise i ble nje vrasesi token me 500 leke metri katror dhe e shet me pas me nje çmim 22.6 here me te larte nje biznesmeni. Kush eshte viktima, ndihmesi dhe perfituesi ne gjithe kete histori dhe kush eshte roli i Adriatik Llallës në këtë skemë, mesohet se kjo gje po hetohet nderkohe dhe shume shpejt pritet te kete konkluzione konkrete.

Ajo që e bën edhe me skandaloze kete histori, është fakti se ky eshte transaksioni i pare i erret i deklaruar i Adratik Llallës. Alpenews.al do te hedhi drite mbi shume të jtera si kjo ose me skandaloze se kjo. Per te zbuluar ne fund, nje skeme teper te dyshimte ne kufijte e kriminales, qe e kane bere ish Prokurorin e Republikes, nga nje rrogetar i zakonshem i shtetit, ne nje miliarder.

Next Post
Emery befason: Të paktën na eleminoi Reali

Emery befason: Të paktën na eleminoi Reali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

March 25, 2026
“Irani duhet të pranojë realitetin e ri“, Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave

“Irani duhet të pranojë realitetin e ri“, Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave

March 25, 2026
Kokalari i kthehet Lacivitas: Sa u pagove për punën e pistë? Sorosin e solli Berisha në Shqipëri

Kokalari: Bylykbashi dhe Këlliçi manipuluan votat e Këshillit Kombëtar të PD për të fituar vendet në Kryesi

March 25, 2026
KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

March 25, 2026
Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

March 25, 2026
Evi Kokalari nxjerr blof Berishën: Raportimi për të në Kongres nga një gazetare e paguar, nuk shpëton dot

Kërkon të garojë për kryetare e PD/ Kokalari: Nëse nuk manipulohen zgjedhjet brenda partisë, e mund Berishën 100%

March 25, 2026
Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

March 25, 2026
Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

March 25, 2026
U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

March 25, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In