• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dokumenti, importi i mbetjeve u pezullua më 2013, nuk u ndalua

by Aalison Pearse Stevens
03/10/2016 08:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Relacioni i ligjit të shumëdebatuar “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, i miratuar në seancën e 22 shtatorit vetëm me votat e maxhorancës, nxjerr në pah një “pakt të fshehtë” të arritur që në vitin 2013 me industrinë e ricikluesve.

Ose, në rastin me të keq, një mashtrim i përdorur për të dalë nga situatat sot. Në relacionin e ligjit të vitit 2016 theksohet se ndalimi i parë që iu bë importit të mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme në vitin 2013 u bë vetëm për një periudhë 2-vjeçare, derisa qeveria të forconte institucionet.

Në këtë relacion përdoret si citim relacioni i ligjit që miratoi maxhoranca aktuale sapo erdhi në pushtet.

“Duhet thënë se edhe në relacionin shoqërues të ligjit nr. 156, datë 10.10.2013, ‘Për disa ndryshime në ligjin nr.10463, datë 22.09.2011, për menaxhimin e integruar të mbetjeve’, të ndryshuar, është cituar: amendamentet e propozuara do të jenë në formën e dispozitave tranzitore me afat jo më tepër se 2 vite nga miratimi, pasi synojmë që marrja e masave të nevojshme dhe mirorganizimi, bashkëpunimi me qeverisjen vendore do të sjellë efektet e synuara në miratimin e ligjit”, thekson relacioni i ligjit “Shalsi”.

Por, në relacionin që shoqëronte ligjin e menaxhimit të integruar të vitit 2013, një referencë e tillë nuk ekziston. Nuk dihet nëse fjalia e Shalsit në vitin 2016 zbardh një relacion të fshehtë të qeverisë në tetor 2013, apo është një “shtesë”, vetëm për të krijuar bindjen sot se ligji është OK.

Sidoqoftë, veprimi i qeverisë sot tregon se ka pasur një lloj “pakti” me industrinë e riciklimit. Nga ana tjetër, fjalia “amendamentet e propozuara do të jenë në formën e dispozitave tranzitore me afat jo më tepër se 2 vite nga miratimi” është qartësisht në sinkron me veprimin e qeverisë sot. Të vetmit që dalin të tradhtuar janë shoqëria civile, e cila kishte mbledhur firmat për referendum dhe këto firma u zhbënë nga veprimi i qeverisë në tetor 2013.

Kjo e fundit, edhe pse trumbetoi ndalimin e importit të plehrave, në relacionin kishte parashikuar vetëm pezullimin 2-vjeçar. Në relacionin e tetorit 2013, argumentet që përdoren në këtë ligj janë për ndalim përfundimtar të procesit të mbetjeve, me qëllim nxitjen e riciklimit të mbetjeve vendëse.

“Neni 49, ‘Importi i mbetjeve jo të rrezikshme’ bie në kundërshtim me qëllimin e ligjit, që, sipas parashikimit të nenit 1, është mbrojtja e mjedisit dhe shëndetit të njeriut nëpërmjet parandalimit ose pakësimit të ndikimeve negative nga gjenerimi dhe menaxhimi i mbetjeve.

17Gjithashtu, në nenin 6 përcaktohet se përparësi në menaxhimin e mbetjeve u jepet parandalimit të mbetjeve. Në të dyja rastet përparësi është reduktimi i mbetjeve. Ne vlerësojmë se lejimi i importit të mbetjeve nuk ndihmon në parandalimin apo reduktimin e mbetjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë.

22Për këtë arsye, propozohet që në dispozitën ndaluese të importimit të mbetjeve, të parashikuar në nenin 48 të ligjit, të përcaktohet ndalimi, në të gjitha rastet, i importimit të mbetjeve jo të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë, duke shfuqizuar lejimin e importimit të këtyre mbetjeve për shkaqe të tjera, veç atyre me qëllim ruajtjeje apo asgjësimi”, thuhet në relacionin e ligjit të vitit 2013.

DIREKTIVAT E BE-SË

Nga krahasimi i relacioneve të ligjeve për mbetjet rezulton se në të dy rastet citohet legjislacioni i Bashkimit Europian, por për qëllime të kundërta. Në relacionin e ligjit të vitit 2013 theksohet se Bashkimi Europian, me anë të direktivës së vitit 2008 ndalon importin e mbetjeve.

“Dispozitat që lejojnë importin e mbetjeve, me qëllim riciklimin e tyre në Shqipëri, bien në kundërshtim me direktivën e BE-së për zbatimin e ‘Parimit të vetëmjaftueshmërisë dhe afërsisë’. Sipas direktivës 2008/98/EC (neni 16), çdo vend duhet të synojë të menaxhojë mbetjet e veta dhe mbetjet duhet të trajtohen sa më afër burimit të prodhimit”, thekson relacioni i ligjit të vitit 2013.

Kurse në ligjin “Shalsi” merret si referencë një direktivë e vitit 2006. “Ndryshimet ligjore të propozuara, pasuar nga aktet e tjera nënligjore, do t’i hapnin rrugën implementimit të plotë të direktivës “No 1013/2006 OF THE EUROPEAN PARLIAMENT AND OF THE COUNCIL” për qarkullimin e mbetjeve.

Në këtë mënyrë do të kemi standarde europiane në të gjithë ciklin e qarkullimit të mbetjeve, nga gjeneruesi, eksportuesi, transportuesi importuesi dhe ricikluesi final i këtyre mbetjeve. Kjo gjë do të garantonte zinxhirin transparent të gjurmueshmërisë për të gjithë aktorët e interesuar”, thekson relacioni i ligjit të miratuar më 22 shtator.

Panorama/d.i.

 

Next Post
Kjo është simptoma e parë e kancerit që të gjithë njerëzit e injorojnë

Kjo është simptoma e parë e kancerit që të gjithë njerëzit e injorojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

Protesta e Berishës, sondazhi: 55.7% nuk mbështesin as arsyen e as dhunën

January 27, 2026
Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

”Rusia dhe Ukraina më pranë paqes?’’ Zelenski: Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

January 26, 2026
Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

January 26, 2026
“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

January 26, 2026
“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

January 26, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

January 26, 2026
“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

January 26, 2026
Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

January 26, 2026
Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

January 26, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Të tremb vota e popullit, jo ato 3 mijë veta,”, Beqiri: Protesta e PD, film i parë që nga viti ’91

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In