• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DOKUMENTI/ Policia holandeze kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët, shkak bandat kriminale

by Java News
19/08/2017 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet holandeze kërkojnë rivendosjen e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë, duke kushtëzuar kështu lëvizjen e tyre në hapësirën Shengen. Pas problematikave në rritje të kriminalitetit nga bandat shqiptare në Holandë, Policia Holandeze në bashkëpunim me Prokurorinë Holandeze kanë këshilluar qeverinë për të rikthyer vizat për të gjithë shtetasit shqiptarë në zonën Shengen.

Këtë e konfirmon një memo e brendshme që përshkruan raportin në fjalë, i cili është nisur për këshillim qeverisë, ku kërkohet pikërisht rivendosja e regjimit të vizave. Një kërkesë e tillë është siguruar në mënyrë ekskluzive nga ABC News. Kriminelët shqiptarë në Holandë janë fuqizuar së tepërmi vitet e fundit, pasi operojnë kryesisht në trafikun e drogës, pastrim parash dhe në trafikun e qenieve njerëzore.

Për Policinë dhe Prokurorinë Holandeze, mënyra më e mirë për të luftuar këtë fenomen është rikthimi i detyrimit për pajisjen me viza, në mënyrë që shtetasit shqiptarë të mos hyjnë më lirisht në zonën Shengen dhe në Holandë.

Policia e Amsterdamit ka konfirmuar për ABC News ekzistencën e këtij raporti dhe tha që policia ka parë një fuqizim të fortë të elementëve kriminalë në Holandë. Numri i të dyshuarve për vepra penale me kombësi shqiptarë përgjatë një viti është dyfishuar, duke shtyrë kështu kërkesën për masa më të ashpra.

Do të jetë qeveria në Holandë ajo që do të vendosë për një masë të tillë, e cila deri më tani po studion raportin. Zyra e Ministrit të Brendshëm preferon të reagojë pasi ministri të ketë marrë vendimin e tij. Të paktën disa parti politike janë shprehur në të kaluarën pro forcimit të masave shtrënguese për shqiptarët dhe kështu rikthimi i vizave mund të jetë një opsion real për Holandën./ABC News

auto_VIZAT1503136129

 

Next Post
Dhunohet në Mitrovicë deputeti serb

Tiranë/ Rrahu të dashurën parukiere në sy të burrit, dënohet me 5 muaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In