• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DOKUMENTI/ Formulari i ri për të marrë tapinë sipas ligjit 7501

by Java News
24/04/2017 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Procesi i ndarjes së tokave bujqësore me ligjin 7501 mbetet një ndër më problematikët për sa i përket pajisjes së fermerëve me certifikata pronësie. Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Reformës Territoriale, Artan Shkëmbi, bëri të ditur se 60% e tokave bujqësore vazhdojnë të jenë të paregjistruara dhe pa certifikata pronësie.

Por nga shkrirja e ish-komunave, procesi i dhënies së certifikatave të pronësisë ka ndryshuar, pasi tashmë i gjithë procesi do të kryhet nga 61 bashkitë në vend. Procesi i marrjes së certifikatës së pronësisë është thjeshtësuar me vetëm tri dokumente. Për t’u pajisur me certifikata, fermeri i cili ka në dispozicion tokën, mjafton të shkojë pranë bashkisë përkatëse dhe të plotësojë një kërkesë për pajisjen me certifikatë pronësie. Me vete duhet të ketë aktin e marrjes së tokës në pronësi (AMTP) dhe një certifikatë familjare.

Pas këtyre procedurave, fermeri do të njoftohet nga njësia administrative ku banon brenda 60 ditësh për t’i dorëzuar certifikatën e pronësisë. I gjithë procesi do të jetë falas dhe do të kryhet nga topografët dhe ekspertët e bashkisë, që do të bëjnë gati dhe planvendosjen e ngastrës dhe dokumentin përfundimtar.

TAPITË

Por në rast se fermerët nuk kanë aktin e marrjes së tokës bujqësore në pronësi, i shpërndarë me ligjin 7501, atëherë procedurat do të kryen sërish në sportelin e bashkisë. Fermeri duhet të shkojë pranë bashkisë, të bëjë kërkesën, si dhe të dorëzojë planvendosjen e ngastrës.

Gjithashtu, kërkohet certifikatë familjare sipas regjistrit të gjendjes civile të vitit ’91, dhe certifikatë familjare e vitit 1992. Po ashtu, banori i fshatit duhet të paraqesë aktin e marrjes së pronës në përdorim nëse e disponon, si dhe dokumentacionin që është përfitues i tokës bujqësore nga qendra e banimit. Pesë dokumente duhen, dhe në rast se fermeri është përfitues i tokës bujqësore si bashkëthemelues i ish-ndërmarrjeve bujqësore.

Në këtë rast, veç kërkesës për t’u pajisur me certifikatë pronësie, kërkohet dokumentacioni kadastral ose hipotekor, i marrë nga arkivat apo gjyqet, që provon pronësinë mbi tokën bujqësore. Për këtë rast kërkohet planvendosje e ngastrës.

Certifikatë familjare të vitit 1945-1950 në momentin e dorëzimit të tokës bujqësore, shoqëruar me aktet e trashëgimisë. Po ashtu, dhe aktin e marrjes së pronës në përdorim, në rast se e disponon. Edhe për këtë rast, fermeri njoftohet nga bashkia në përmbyllje të procesit. panorama/ma.me

Next Post

VIDEO/ Militanti i PD verifikon ambulancën me të sëmurin brenda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

April 5, 2026
Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

April 5, 2026
Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

April 5, 2026
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Kandidatura për Tiranën/ Bejko: Braçe ‘e ka ndarë mendjen’, por Ramës i duhet Manastirliu

April 5, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In