Ndërkohë që fushata elektorale është në javën e tretë dhe mbeten më pak se 15 ditë nga 25 prilli, Partia Demokratike nuk tërhiqet aspak nga taktika e saj me mitingje masive pa respektuar asnjë masë anti COVID.

Ftesa dhe takim masiv i Bashës
Shpesh janë publikuar mesazhe telefonike që nxisnin militantë të PD ta presin kryetarin e tyre me makina dhe flamuj. Megjithatë organizatorët demokratë të takimeve këtë herë dërgojnë edhe ftesa, të shkruara në letër.
Këto janë fakte që tregojnë se PD i thërret vetë njerëzit të mblidhen dhe të grumbullohen në çdo vend që shkon Basha dhe vërteton se kreu i PD i shkel me dashje masat anti-COVID duke rrezikuar jetët e njerëzve.












