Socialistët publikojnë projektvendimin e tyre lidhur me përcaktimet në rregullore të procedurave që ndiqen kur bëhet fjalë për arrestimin e deputetëve. Sipas projektvendimit, ne kushtet kur Kushtetuta ka pesuar ndryshime, ne menyre te veçante kufizimi i imunitetit
per deputetet, ndryshimet e reformes ne sistemin e drejtesise, perben domosdoshmeri reflektimi i tyre edhe ne Rregulloren e Kuvendit. Krahas reflektimit te ndryshimeve kushtetuese., domosdoshmeri per Kuvendin perben edhe zbatimi i vendimeve te gjykates Kushtetuese dhe jurisprudences se saj.
“Grupi Parlamentar i Partise Socialiste, propozon keto ndryshime te Rregullores se Kuvendit per te bere perputhjen e saj te plote me dispozitat e Kushtetutes dhe me jurisprudencen e Gjykates Kushtetuese. Ndryshimet e propozuara synojne te permiresojne ndjeshem dispozitat e Rregullores se Kuvendit, ne menyre te posaçme nenet 13, 118 dhe 119, te ci lat e referohen ndryshimeve kushtetuese te vi tit 2012 dhe 2016 qe kane te bejne
me kufizimin e imunitetit te deputetit. Ndersa ne nenet e tjera jane propozuar ndryshime me qellim per te bere saktesimin e tyre sipas neneve te Kushtetutes dhe vendimeve te Gjykates Kushtetuese”, thuhet në relacionin që shoqëron projektvendimin e PS.
Grupi Parlamentar i Partise Socialiste pretendon se keto ndryshime jane ne perputhje me Kushtetuten dhe dispozitat e tjera te Rregullores se Kuvendit dhe kerkon shqyrtimin dhe miratimin e tyre ne Kuvend per ta sjelle Rregulloren sa me pare ne parametra kushtetuese.
ma.me/javanews.al