• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

DOKUMENTI/ 350 mijë euro fatura të papaguara, përmbaruesit sekuestrojnë llogaritë e ‘Gulf’

by Java News
05/06/2018 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompania përmbarimore “AEF Bailiff Service” ka urdhëruar  së fundmi vendosjen e masës së sekuestros konservative në llogarinë e “Sun Petroleum Albania Trading”. Kjo e fundit ishte treguesi me shumicë i markës “Gulf” dhe u largua nga tregu pak javë më parë, duke lënë pas fatura të pashlyera tek tatimet, furnitorët e individët.

Bllokimi është bërë pasi “Sun Petroleum Albania Trading” ka fatura të papaguara ndaj kompanisë Genklaudis, operatori i dytë me i madh i tregtimit me shumicë të naftës në vend. Shuma e faturave të papaguara është rreth 18 mijë dollarë dhe një faturë tjetër prej 42 milionë lekësh. Këtyre u shtohen dhe shpenzimet përmbarimore prej 2.1 milionë lekë, duke e çuar detyrimin në total prej 46 milionë lekësh, apo rreth 350 mijë euro. Krahas llogarive bankare, përmbaruesi ka kërkuar dhe vendosjen e sekuestros mbi aksionet e kompanisë, me qëllim mostjetërsimin e tyre si dhe bllokimin e të gjitha automjeteve në pronësi të Sun Petroleum.

Më herët, ishin tatimet ato që në 19 prill kërkuan vendosjen e masës së sigurimit të detyrimit tatimor për kompaninë e tregtimit me pakicë Sun Petroleum Albania. Tatimet i kërkuan Qendrës Kombëtare të biznesit, të mos lejojë tjetërsimin e mbi pasuritë dhe të drejtat pasurore që i përkasin këtij tatimpaguesi deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve tatimore, rezulton që detyrimi i krijuar nga kompania, përfshirë interesa dhe gjoba është 40.7 milionë lekë, ose rreth 300 mijë euro.

Në mes të muajit prill, Sun Petroleum Albania shpk (e cila bën tregtimin me pakicë të naftës) ndërpreu furnizimin me naftë, ndërkohë që deri në ditën që ndërpreu aktivitetin kishte shitur tek klientët qindra tollona, në një skemë që rezultoi mini piramidë, teksa nafta ka mbaruar dhe tollonat kanë mbetur në duart e konsumatorëve.

Të dy kompanitë e lidhura me të Sun Petroleum Albania (e pakicës) dhe Sun Petroleum Albania Trading (e shumicës) janë offshore dhe si të tilla është e pamundur të identifikohen aksionerët. Aksioner zyrtar është Universal Energy Group, me seli në Delaware të SHBA-ve, një zonë e njohur për krijimin e kompanive guackë.

Prokuroria ka nisur hetimet, pas denoncimeve të shumta, por deri tani nuk ka një shifër zyrtare se sa është dëmi që u është shkaktuar konsumatorëve që blenë tollonat, sa është detyrimi që Gulf ka ndaj furnitorëve të tjerë privatë dhe si do të bëhet shlyerja e këtyre detyrimeve.  /ma.me


(Urdhëri i përmbaruesit për sekuestrimin e llogarive të “Gulf”)

Next Post
Euro në pikiatë, vijon të humbasë pikë përball lekut, niveli më i ulët që nga 2009!

GRAFIKU/ 5 arsyet pse euro po prek fundin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

April 10, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In